spot_img
HomeBUJKUMoment kritikë në bletari është ‘stina mes’!

Moment kritikë në bletari është ‘stina mes’!

spot_img

Nga Dr. Agim Nelaj

Bleta që kaloi dimrin do t’ia lërë vendin bletës të re. Kujdes! Aktualisht gjendja e bletarisë, në disa zona ka dhënë shenja jo të mira, që kërkon nga bletarët të rritet interesimi dhe kujdesi. Në dhjetë vjeçarin e fundit, kam botuar disa shkrime, paraprakisht për situatën e bletëve në një “pranverë të parakohshme” vetëm me diell, pa shira, me pamjaftueshmëri poleni e nektari. Pse vjeshtën dhe  dimrin e konsideroj të vështirë?

Bletët kalojnë një vjeshtë jo të zakonshme, ditë me diell dhe temperature relativisht të larta. Bletët çdo ditë fluturojnë jashtë për të kërkuar ushqim. Kjo periudhë jo e zakonshme ka krijuar një situatë me  probleme.

Si rrallë, ka një shtim të pjelljeve. Në një periudhe me pamjaftueshmëri të polenit (flitet për proteina që është baza e jetës, jo ngjyrë e verdhë poleni në këmbët e bletës). Poleni i vjeshtës është me proteina të varfra, sigurisht që do të japin bletë të dobëta, jo rezistente. Në se familja ka patur rezerva poleni, bletët i kanë ç’frytëzuar për pjellje dhe ushqimi në vjeshtë. Ushqimi dimëror ngel i varfër.

Problem i rëndësishëm është mungesa e polenit, ose polen i varfër në proteina, veçanërisht në aminoacide. Niveli i proteinave në polen duhet të jetë 30-35%,Bleta nuk e ç’frytëzon polenin që ka më pak se 20% proteinë. Niveli proteinës në polenin vjeshtor nuk i kalonte 6-10%.

Shtimi i pjelljeve në këtë periudhe, u jep mundësi, riaktivizimit sëmundjeve të pjelljeve (Varroa, Askoferozae, etj)

Temperaturat larta riaktivizojnë shfaqje te insekteve të dyllit, që dëmtojnë mjaft familje.

Bleta për gjithë këtë periudhe 3 mujore,  del rregullisht , në kërkim të ushqimit,në një periudhe të varfër (vetëm diell), ose periudhë e gjatë me shira. Bleta në kërkim të ushqimit,ose qëndrimit brenda zgjoit konsumon shumë “Karburant”. Për të prodhuar 1 kg mjaltë ajo harxhon 8 kg. Mjalti vjeshtor është i varfër në polen dhe mjaft viskoz dhe i pasur me tanin që mund të japi efekte negative në mos vetëpastrimin e bletëve në një periudhë të më vonshme.

Ushqimi i gatshëm, sherbeti, që përdoren nuk janë plotësisht të invertuar. Për t’i shpërbërë përbërësit kryesor  në glukoz dhe fruktoz i duhet bletës të raskapitet për ta ç’frytëzuar.

Ndodh si në këtë vjeshtë; ndonëse numri i bletëve ishte i madh dhe shume aktive, të mungoi kullota. Bletët kanë konsumuar mjaft rezerva dhe futen në dimër me ushqim jo sasior dhe cilësor.

Dimri i ngrohët

Në pjesën më të madhe të hapësirës shqiptare. Bletët po dalin në kullotë pavarësisht nga bimët mjaltore. Gjatë dimrit bletët duhet të të formojnë “grumbull dimëror” për të qëndruar ngrohtë. Meqenëse nuk po fluturojnë përreth, ato nuk do të përdorin shumë energji dhe nuk konsumojnë shumë ushqim të rezervuar. Gjithsesi, nëse dimri është i ngrohtë, bletët natyrisht do të duan të fluturojnë përreth bletores. Problemi është se edhe në një dimër të ngrohtë nuk gjejnë gjë për të ushqyer.

Kështu që, ato kthehen në zgjua dhe konsumojnë më shumë mjaltë të ruajtur sesa do të konsumonin, sikur të ishin grumbull brenda zgjoit. Rritet konsumi i ushqimit dhe, si rrjedhojë e proceseve të shtuar metabolikë, rritet lagështira. Për pasojë do të vërehet një konsumim i parakohshëm, si dhe ngadalësim i zhvillimit të familjes në pranverë. Nëse këto procese janë më të ngadalshëm, jo shumë intensivë, dukuria është e kundërt, konsumi i ushqimit prodhon gaz karbonik, (që e vë në letargji bletën) që është një qetësues i veprimtarisë së bletëve dhe në pranverë vijnë më normalisht.

Përshëndetje miq bletarë! Nuk dua t’u jap shpjegime të pafundëme. Por e kam për detyrë sa profesionale dhe shoqërore të kontribuoj sa të jetë e mundur në interes të përgjithshëm të mbarështimit të bletarisë. Situata në bletari nuk është e favorshme. Kushtet klimateriko tokësore të vjeshtës  dhe dimrit në  vitet te fundi janë me pasoja,që mund të na çojnë në humbje masive të Bletëve.

Vdekja e bletëve, së pari mund vijë nga uria(mungesë ushqimi).Nga informacionet del se, bletët e riprodhuara në muajt tetor–nëntor, janë jo cilësore, jo vitale dhe kanë filluar vdekjet, dhe nuk janë pak, vdekje kryesisht të bletëve të reja të vjeshtës së vonë).Bletët vdesin se e mbarojnë më shpejt ciklin si efekt i konsumimit . (Kujdes! Këto vdekje me shumicë mund të bllokojnë hyrjen dhe pengojnë të tjerat të dalin dhe ajrosjen.) Punuan, pavarësisht sa mblodhën, por u konsuamuan (bletë kullote).

Mungesa e polenit për te ushqyer pjelljet  e vjeshtës vazhdon ende. Në zona me temperature të ulta me dëborë  problem është dalja për vetëpastrim, nëse bletët nuk janë të formuara mirë në vjeshte, ato shkojnë për vet pastrim por nuk kthehen.

Bletët që për disa arsye nuk janë vitale, mund të vdesin në mes të bollëkut.

Çdo bletar e di më mirë se unë,shqetësimet për bletoren etj, çfarë mund të bëj në  këtë situatë. Se moti mund na çojnë në një situatë (sezoni midis) të ketë probleme.

Vdekjet e bletëve të dimrit mund të jenë të shumta dhe nuk ka me se të mbulohen pjelljet,dhe fillon  ftohja e pjelljeve.

Të kontrollohen kornizat dhe ku ka bukë blete(nektar polen)të afrohen sa më pranë bletëve më qëllim që sa më parë të ushqehen me ushqim cilësor, ku nuk ka mundësi të përdoret ushqim me bazë proteine, të mos përdoret ushqim nxitës  pa filluar poleni mirë. T’i lëmë bletët ta zgjidhin këtë situatë të vështirë, jo duke i penguar por duke ndihmuar. Të mos përdoret asnjë mjekim(pa kapërcyer sezonin mes) dhe të merret çfarëdo mase sipas zonave në interes të mbrojtjes të bletëve. U kërkoj miqësisht bletarëve, mjeshtreve, specialistëve të japin mendimin e tyre në interes të mbrojtjes të kësaj pasurie kombëtare. Është herët  të mendohet se kemi dal nga dimri. Për një pjesë të hapësirës shqiptare ende nuk ka filluar. Vazhdon…../Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme