spot_img
HomeBUJKUMinistrja Zivic priti në takim drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber

Ministrja Zivic priti në takim drejtorin e GIZ-it, David Oberhuber

spot_img

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Ministrja Zivic me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend.

Me këtë rast, ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Në anën tjetër, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.  /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme