spot_img
HomeBUJKUMinistrja Zivic merr pjesë në Panairin e 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe...

Ministrja Zivic merr pjesë në Panairin e 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Slloveni

spot_img

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Ministrja Zivic u takua me ministrat e bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.

Me këtë rast, Ministrja Zivic vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedoj me disa nga ekspozuesit.

Fokusi i panairit të këtij viti është dixhitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.

Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit \”AGRA – 2019\” do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme