spot_img
HomeEKONOMIMinistria e Bujqësisë premton zgjidhje të problemit të sektorit Minerar

Ministria e Bujqësisë premton zgjidhje të problemit të sektorit Minerar

spot_img

Dorëzimi i kërkesës për shfuqizimin e udhëzimeve administrative të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe po e pengojnë zhvillimin e vendit ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit me Ministren e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Dijana Zhiviç.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi theksoi se OAK identifikuar disa probleme që po e pengojnë zhvillimin e disa sektorëve të biznesit dhe ka bërë kërkesa të vazhdueshme për shfuqizimin e udhëzimeve.

Me këtë rast, OAK ka përcjellë kërkesa të vazhdueshme tek ish Ministri Rikalo, Kryeministri dhe Institucionet e tjera të vendit, por deri më tani ende nuk është marrë një vendim konkret.

Krasniqi theksoi se OAK së bashku me bizneset ka bërë edhe një peticion të cilën e ka dorëzuar tek Kryeministri Haradinaj dhe ish Ministri Rikalo, i cili kërkon:

  1. Shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.10/2010 Për ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr.41/2006 të datës 27.12.2006 për Ndërrimin e Destinimit të Tokës Bujqësore, ku Ligji për Miniera dhe Minerale e lejon biznesin të kërkojë hapsirë aq sa i nevoitet për të realizuar veprimtarinë e tij, ndërsa Udhëzimi Administrativ Nr.10/2010 e kufizon licencën në vetëm 5 hektarë.
  2. Udhëzimin Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8  obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera  ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;
  3. Udhëzimin Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm, që është një kosto shumë e lartë prej 2000 euro për ha;
  4. Vendimin për Ndalimin e Ndërrimit të Përkohshëm të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;

Gjithashtu OAK ka dërguar këtë kërkesë edhe në mbledhjen e Shkurtit në KKZHE.

Ministrja Zhiviç premtoi që së bashku me ekipin e saj do të i shqyrtojnë këto kërkesa dhe premtoi zgjidhjen e problemit të evidentuar.Ajo po ashtu u shpreh e gatshme që së bashku me Odën e Afarizmit edhe të i vizitoj bizneset dhe të njihet për së afërmi me problemet me të cilat ata ballafaqohen. Ajo shtoi se do të bëjë përpjekje maksimale në eleminimin e barrierave që janë në kompetencë të MBPZHR.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, Anëtari Hysni Zogaj, Koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe avokati Edon Bibaj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme