spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMinistria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për pagesa direkte për qumësht

Ministria e Bujqësisë fton fermerët të aplikojnë për pagesa direkte për qumësht

spot_img

Për Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë dhe therrjet e raportuara të gjedhit për tremujorin e katertë (TM4) 2018

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdoj të mbështes sektorin e blegtorisë përmes pagesave direkte për qumësht/litër dhe therrjet e raportuara të gjedhit.

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët / aplikuesit që aplikojnë për Pagesa Direkte – qumësht sipas kategorive të cilësisë:

• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të jenë të regjistruar në Agjencine e Regjistrimit te Bizneseve të Kosovës (personat juridik);
• Të jenë të regjistruar në sistemin e Identifikimit dhe të Regjistrimit të kafshëve në AUV;
• Ta kenë kontratën për shitjen e qumështit me ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose me ndonjeren nga pikat grumbulluese te qumeshtit, te regjistruara si biznese dhe te cilat kane kontrate me ndonjeren nga qumeshtoret e licencuara ne Kosove;
• Të ofrojë dëshmi të lëshuar nga laboratori i AUV-së për cilësinë e qumështit të dorëzuar në qumështore ose piken grumbulluese te qumeshtit, i pranueshëm per pagese është qumështi i kategorive: Ekstra, Klasi i Parë dhe i Klasi i Dytë;
• T’i dorëzojë më së paku 1500 litra qumësht për 3 (tre) muaj (sipas tremujorëve të vitit kalendarik);
• Të ofrojë dëshmi për sasinë mujore të qumështit të shitur (dorëzuar) në ndonjërën nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose me ndonjeren nga pikat grumbulluese te qumeshtit, te regjistruara si biznese dhe te cilat kane kontrate me ndonjeren nga qumeshtoret e licencuara ne Kosove
• Të ofrojë dëshmi bankare për sasinë mujore të qumështit të shitur (dorëzuar).

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

• Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës (për personat fizik) ose kopjen e regjistrimit të biznesit (për persona juridik), dokumentin i cili vërteton se kush e ka autoritetin që të nënshkruajë për kompaninë;
• Konfirmimin nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit;
• Kopjen e listës së verifikimit të gjedheve të lëshuar nga sektori për Identifikim dhe Regjistrim (I&R) në kuadër të AUV-së;
• Kopjen e kontratës për furnizim me qumësht, të lëshuar nga qumështoret e licencuara në Kosovë ose nga pikat grumbulluese te qumeshtit, te regjistruara si biznese dhe te cilat kane kontrate me ndonjeren nga qumeshtoret e licencuara ne Kosove;
• Dëshminë për sasinë e qumështit të dorëzuar sipas cilesise, në qumështore ose ne pikat grumbulluese te qumeshtit, te regjistruara si biznese dhe te cilat kane kontrate me ndonjeren nga qumeshtoret e licencuara ne Kosove;
• Dëshminë nga banka për pagesën e bërë nga qumështorja për sasinë e dorëzuar;
• Dëshminë për pjesëmarrjen në projektin “Transparenca dhe neutraliteti i marrjes së mostrave të qumështit”;
• Deshmi per obligimet e kryera ndaj ATK-se (vetem per personat juridik)
• Dëshminë për pagesën e tatimit mbi pronë.

Mënyra subvencionimit:
Subvencionimi do të bëhet për litër të qumështit të dorëzuar në qumështore të licencuar ose ne pikat grumbulluese te qumeshtit, te regjistruara si biznese dhe te cilat kane kontrate me ndonjeren nga qumeshtoret e licencuara ne Kosove, sipas kategorive:
1. Ekstra klasë ​ 0.06 €
2. Klasa e Parë 0.04 €
3. Klasa e Dytë​ 0.02 €

Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit që aplikojnë për Pagesa Direkte – therrjet e raportuara të gjedhit:

• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
• Të jenë të licencuara nga AUV në kategorinë A, B, C dhe D
• Të raportojnë therrjet në bazën e të dhënave në Sektorin e Identifikimit dhe Regjistrimit në AUV, sipas dinamikës së paraparë të thertores;
• Gjedhet duhet të jenë të matrikulluara me matrikull të Republikës së Kosovës;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
• Konfirmimi nga banka për xhirollogarinë bankare të aplikuesit/subjektit;
• Kopjen e licencës së lëshuar nga AUV-ja;
• Kopjen e certifikatës së biznesit dhe informatat e biznesit;
• Kopjen e certifikatës së numrit fiskal;
• Dëshminë/vërtetimin për obligimet e kryera ndaj ATK-së;
• Regjistrin e kafshëve të therura, të lëshuar nga baza e të dhënave të sektorit të Identifikimit dhe Regjistrimit-AUV, të dëshmuar me pasaportën e kafshës së theruar;
• Dëshminë/fletëpagesën, me të cilën vërtetohet se është realizuar pagesa nga thertorja tek fermeri, në vlerë prej 30 €/krer gjedhe të therur.

Mënyra e subvencionimit:
• Pagesa do të bëhet për krerë gjedhe të therur, në vlerë prej 50 €/krer.
• Pagesës në vlerë prej 50 euro/krer u bëhet thertoreve përfituese;
• Thertoret obligohen që vlerën e mjeteve prej 30 euro t’ia paguajnë fermerit në momentin e therjes së gjedhit. Ndërsa, vlera e mjeteve prej 20 euro i mbetet thertores për shërbimin e therjes.

Mënyra e aplikimit:
Aplikimi behet ne Drejtorite Komunale per Bujqesi,
Gjatë procedurës së kontrollit, në rast të gjetjes së shkeljeve do të aplikohen masa ndëshkimore, duke u bazuar ne Udhëzimin Administrativ për pagesat direkte në lëmin e bujqësisë.

Periudha e aplikimit:
Afati i aplikimit fillon nga data 15.01.2019 dhe mbaron me datë 15.02.2019 /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme