spot_img
HomeBUJKUMinistri Rikalo në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2019 në Berlin

Ministri Rikalo në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi 2019 në Berlin

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, me ftesë të Ministres së Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Julia Klockner ka marrë pjesë sot në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi, në Berlin të Gjermanisë. Në këtë forum, i cili mbahet në kuadër të Panairit ndërkombëtar “International Green Week”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pritur në takim ministrat e bujqësisë nga vende të ndryshme të botës, në të cilin takim ka marrë pjesë edhe ministri Rikalo. Gjatë fjalimit të saj, kancelarja Merkel ka folur për rëndësisë e teknologjisë digjitale për të ardhmen e bujqësisë.

Ndërkohë, ministri Rikalo, ka zhvilluar  takime me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë forum, por edhe me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme të bujqësisë nga Gjermania dhe vende të tjera.

“MBPZHR-ja edhe gjatë këtij viti do të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë në vend, me qëllim të rritjes së prodhimit bujqësor dhe zhvillimit të bizneseve në këtë fushë që do të shtojnë vende të reja të punës por edhe do të rrisin cilësinë dhe sasinë e produkteve vendore. Po ashtu, jemi të fokusuar dhe të gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e bujqësisë”, ka thënë ministri Rikalo, gjatë takimit me homologët e tij të vendeve të ndryshme të botës.

Krahas këtyre takimeve, ministri Rikalo do të marrë pjesë edhe në hapjen e ngjarjes më të rëndësishme për bujqësinë dhe ambientin, “Java e Gjelbër Ndërkombëtare”, që po ashtu mbahet në Berlin, në të cilin prezantohen dhjetëra shtete nga e mbarë bota.

Ndërkaq, pjesë e delegacionit të MBPZHR-së është edhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme