spot_img
HomeBUJKUMinistri Mustafa dhe Ministri Dimkovski diskutuan për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit...

Ministri Mustafa dhe Ministri Dimkovski diskutuan për bashkëpunimin në sektorin e prodhimit të peshkut

spot_img

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot ka zhvilluar një video konferencë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, ku diskutuan për sfidat me të cilat po përballen agro-prodhuesit kosovarë të peshkut në eksportin e produkteve të tyre drejtë Maqedonisë së Veriut, përkundër kërkesave nga blerësit maqedonas. Pjesëmarrës në takim ishin edhe udhëheqësit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të të dyja shteteve dhe përfaqësuesit e OAK-së.

Gjatë kësaj video konference dy ministrat u zotuan që do ta përkrahin këtë sektor, në të dy shtetet, drejt implementimit të standardeve dhe legjislacioneve bujqësore që rezultojnë në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë mes fermerëve kosovarë dhe maqedonas.

Në anën tjetër, Ministri Dimkovski ka falënderuar Ministrin Mustafa për gatishmërinë e tij për të diskutuar sfidat dhe kërkesat e bujqve kosovarë dhe atyre maqedonas, duke siguruar kështu thellim të bashkëpunimit në mes të dy shteteve në sektorin e bujqësisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme