spot_img
HomeBUJKUMetodat për uljen e rrezikut në prodhimtarin bujqësore

Metodat për uljen e rrezikut në prodhimtarin bujqësore

spot_img

Rreziqet janë pjesë integrale e operacioneve te fermave bujqësore dhe lindin nga karakteri specifik i prodhimit bujqësore, liberalizimi i tregut bazuar në heqjen e të gjitha kufizimeve ne lëvizjen e lire të mallrave dhe shërbimeve, ndryshimet klimatike, ndryshimet politike, sidomos në vendin tonë, rreziku është tejet i madhe nga ndërrimi i qeverive dhe politikave.

Pra burimet e rrezikut janë të shumta ku si rezultat e ndryshimeve klimatike, përmbytjet, thatësirat të reshurat pastaj kostoja e inputeve për prodhim, rreziqet ekologjike si ndotja e ujit, ajrit, tokës pastaj rënia e pjellorisë se tokës si rezultat i përdorimit intensiv i plehrave artificiale, rreziqet financiare pasiguria dhe pamundësia e financimit për prodhim, normat e larta te interesit për kredit etj.

Prandaj janë disa metoda që ulin ndjeshëm rreziqet qe mund te qojne ne efekte negative ekonomike ne prodhimin bujqësor te fermave ato janë:

1. Përdorimi i ndihmave shtetërore për krijimin dhe përmirësimin e prodhimit si ndihmesa për mbjelljen e plantacioneve të reja, përmirësimin e infrastrukturës ne ferma, subvencionimi i sigurimeve të bimëve nga dëmtimet, investimi në blerjen e makinerive.

2. Instrumente financiare përdorimi i kredive të subvencionuara bujqësore, kontraktimi i shitjes se produkteve para sezonit, në rast të çmimeve të ulëta krijimi i mundësisë se shtyrjes se shitjes se produktit deri në një çmim më të lartë dhe kjo bëhet vetëm duke ndërtuar investuar në ndërtimi i depove dhe frigove.

3. Diversifikimi i prodhimeve bujqësore, pra ndërrimi i të lashtave të ndryshme.

4. Krijimi i Shoqatave të Fermerëve dhe Kooperativave sepse është edhe metoda më e lehtë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve bujqësore në këtë rast MBPZHR e Republikës se Kosovës.

Kohëve të fundit shumë fermerë janë orientuar dhe janë angazhuar që të krijojnë një numër të madhe të shoqatave si dhe kooperativave./Gazeta Bujku

Autor: Msc i Agroekonomis: Ramadan Bajrami

Bachelor i Agroekonomis: Ahmet Veliji

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme