spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMërgimtari që arriti ta bëj plantacionin e vet në vendlindje

Mërgimtari që arriti ta bëj plantacionin e vet në vendlindje

spot_img

Kultivimi i arrës në trojet shqiptare po konsiderohet si një nga bizneset më fitimprurëse për fermerët, për arsye se kjo kulturë shihet si një nga sektorët më potencial të lartë për eksport për shkak të shumë avantazheve: që nga klima e favorshme tek kushtet e tokës, fitimi i lartë, kërkesa e pa përmbushur e tregut ndërkombëtar dhe duke qenë se nuk kërkon shumë marketing dhe kërkesa për ruajtje.
Ajo së çfarë po i shtynë këta fermerë që ta kultivojnë arrën është se arra ka rëndësi të shumëfishtë ekonomike pasi fryti i saj shfrytëzohet në të ushqyerit e njerëzve, druri i saj është shumë i vlerësuar në industrinë e përpunimit, kurse fryti dhe gjethi shfrytëzohen në mjekësi dhe në industrinë kimike.
Arsye tjetër që sot po kultivohet më të madhe kjo kulturë është se arra ka jetëgjatësi deri në 80 vjet.

Mbill sot që të korrësh nesër

Zeni Dauti nga fshati Dobridol, komuna e Gostivarit me banim dhe punë në Zvicër, i cili ka investuar në fshatin e tij të lindjes duke kultivuar 2.5 hektarë apo 500 rrënjë me arrë të varietetit Chandler.

Ai për Gazeta Bujku tregon së çfarë e shtyri që ta kultivon këtë kulturë profitabile.

“Eh çka më shtyri? Unë jam një mërgimtar dhe sa herë që kam patur në mendje me bërë diçka në vendlindjen time dhe kohë pas kohe lexoja në lidhje me bujqësinë dhe një ditë lexoja për kultivimin e arrës. Duke lexuar për këtë frutë mu bë si pik në mendje por nuk ishte vetëm punë qejfi duheshe me ditë si me ja nisë kësaj pune. Në fillim u interesova për ta kryer ndonjë kurs rreth kësaj kulture. Një ditë u paraqita në një shkollë në Zvicër. Kultura e arrës në fillim kërkon durim pasi duhet pritur së paku katër vite dhe pastaj të fillon vjelja e tyre”, tregon Dauti.

Sa ja vlen me u marrë me këtë kulturë, a ka leverdi kultivimi i arrës? Ai u përgjigj: “Pasi kjo kulturë kërkon durim deri në kohën e vjeljes dhe duhet investuar katër vite në të që në fillim të bie të harxhohesh pa fituar asnjë cent. Por nëse e do këtë punë dhe e punon mirë ja vlen me prit katër vite.”

Sa i për ketë tregut Dauti thekson se “Tregu i shitjes së kësaj kulture për momentin në trevat Shqiptare ka të bëje më sa shoh unë vetë kultivuesi duhet me gjet treg për arsye se nuk ka pika grumbullimi për këtë frutë të arrës. Ndërsa çmimi i shitjes dallon nga viti në vit.”

Zeni Dauti ka një këshillë për kultivuesit e arrës para sa ta fillojnë ta kultivojnë këtë kulturë.
“Unë këtu kisha shtuar nuk ka të bëj me kënaqësinë sa jam i kënaqur në këtë kulturë por ka të bëjë sa ka njohuri kultivuesi në këtë kulturë para se me nisur ta kultivoj frutin e arrës i kisha preferuar kujtdo qoftë të këshillohet nga njohësit ekspertët e kësaj fushe para se me ja nisë kësaj kulture por duhet edhe kultivuesit me pas sado pak njohuri në këtë kulturë”, thotë Dauti.

Si çdo punë tjetër dhe kulturë bujqësore që kërkon angazhim edhe kultura e arrës kërkon punë dhe përkushtim.

“Besoj që secila kulturë ka angazhimet e veta jo vetëm kjo kulturë por edhe një herë e ceki në secilën kulturë duhet sadopak me pas njohuri në punën që bën se angazhimi dhe mundi nuk kanë sukses në qoftë se nuk ka njohuri kultivuesi”, thekson Dauti.

Çfarë duhet bërë më shumë që të stimulohet fermerë për ta punuar me shumë tokën bujqësore dhe a duhet subvencionuar me shumë kultura e arrës?

Për këtë Dauti u shpreh: “Këtu janë shumë faktorë se çka duhet të bëhet që të stimulohen fermerët për ta punuar tokën, faktori numër një është shteti. Shteti duhet në shumë drejtime të merret me fermerët qoftë duke ua siguruar tregun apo qoftë subvencionet dhe shumë faktor të tjerë.”

Zeni Dauti rreth pemishtes së tij është angazhuar vetë me familjen e tij dhe herë pas herë ka angazhuar edhe punëtor tjerë.

Ai mendon që ta zgjeron pemishten e tij duke rritur kultivimin e arrës dhe thotë jo vetëm unë mendoj ta zgjeroj por çdo fermerë po të ketë mundësi do e zgjeronte biznesin e tij.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj /Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme