spot_img
HomeKËSHILLAMënyra e sterilizimit të qumështit

Mënyra e sterilizimit të qumështit

spot_img

Kur qumështi del nga vimeni i lopës, në rastin më të shpeshtë është i pastër. Viçi kur thith qumështin e nënës e thith pa baktere, sepse e merr drejtpërdrejtë nga gjiri. Njeriu e merr disa orë pas mjeljes, e për atë kohë bakteret tashmë kanë arritur në të dhe janë shumëzuar.

Edhe pse qumështi paraqet një nga ushqimet cilësore, ai në të njëjtën kohë është edhe vend shumë i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, të cilat në të më së shpeshti arrijnë përmes mizave, duarve të ndyra apo enëve të papastra, siç janë bakteret shkaktare të tifos dhe difterisë. E sa i përket baktereve që shkaktojnë tuberkulozen, në rastin më të shpeshtë në qumësht arrijnë nga gjiri i infektuar.

Shtetet më të zhvilluara kanë tërhequr vërejtjen në rrezikun të cilit i eksponohet shëndeti i njeriut për shkak të qumështit të ndotur, prandaj kanë ndërtuar qendra bashkëkohore automatike për testim, sterilizim dhe paketim të qumështit. Vluarja e qumështit në shtëpi është mënyra më e mirë e cila garanton se qumështi është i sterilizuar.

Dihet se në shtëpi qumështi zakonisht lihet të vloj dhe konsiderohet se qumështi është i sterilizuar dhe i gatshëm për ushqim. Por, është fakt që në këtë mënyrë nuk është arritur vluarja e plotë dhe shtresa e sipërme që është krijuar me vlim përmban mikrobe që nuk janë shkatërruar, prandaj duhet kushtuar rëndësi për vlimin e qumështit.

Këshillë për vlimin e qumështit

Gjatë vluarjes qumështin duhet përzier që shtresa e sipërme të thyhet gradualisht dhe të pengohet vlimi.

Menjëherë pas bluarjes duhet ftohur qumështin, ashtu që vendoset në enë me ujë të ftohtë, e nuk duhet lënë që të ftohet vetë, sepse kjo mund të ndikoj në zhvillimin e baktereve që janë rezistente në nxehtësinë./Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme