spot_img
HomeKËSHILLAMënyra e mbjelljes së kikirikëve në ballkon

Mënyra e mbjelljes së kikirikëve në ballkon

spot_img

Ndryshe nga ç’kemi besuar deri më tani, kikirikët nuk janë një frut i thatë por perim.

Kikirikët e kanë origjinën nga Amerika e Jugut.

Ata kërkojnë rreth 120 ditë që të bëhen dhe rriten nën tokë sikur të ishin zhardhokë.

Kjo do të thotë që kikirikët nuk rriten në pemë, nuk kërkojnë plantacione për t’u mbjellë; mjafton vetëm një ngastër e vogël toke ose edhe një vazo.

Ja se si mund të mbillni kikirikë në shtëpi hap pas hapi:

  1. Çani lëvozhgën e kikirikëve dhe pa u hequr cipën e hollë kafe, vendosini në një vazo të madhe me dhe dhe mbulojini rreth 2 cm.
  2. Sigurohuni që vazoja të jetë në diell dhe ujitini rregullisht një herë në javë. Kikirikët duhet të jenë rreth 25 cm larg nga njëri tjetri në mënyrë që ata të kenë mundësinë të lëshojnë kikirikë të tjerë nën tokë.
  3. Nga kikirikët do të dalin gjethe jeshile dhe kur këto të fundit të bëhen të verdha, do të thotë që janë bërë dhe kikirikët nën dhe ./dita.al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme