spot_img
HomeBUJKUMbrojtja e bletëve kundër varroas

Mbrojtja e bletëve kundër varroas [rriqrës]

spot_img

Kjo sëmundje parazitore  për herë të parë është vërejtur në vitin 1904 në ishullin Java. Shkencëtari A.C. OUDEMANS  e ka emëruar sipas hulumtuesit  JACOBSON.  Në Evropë janë hasur  në vitin 1958 tek bletët  në  viset e ish BRSS,  në pjesët ku lidhet me kontinentin e Azisë,  nga ku ka filluar të shpërndahet në tërë Evropën. Varooza është një sëmundje shumë e rëndë dhe e rrezikshme e bletëve. Shkaktari i kësaj sëmundjeje është rriqëra  VAROA DESTRUKTOR, e cila mundë të shihet edhe me sy,  pa mjete zmadhuese, e cila ka gjatësi 1 – 1,7 dhe gjerësi  rreth 1,6 mm, ka kryesisht ngjyrë   kafeje, ka formë ovale të shtypur në anën e sipërme, kurse në pjesën e poshtme  është e rrafshët.  Trupi i saj është  i mbuluar me pusht (qime të vogla). Varroa lëviz përmes katër palë këmbëve.  Aparati i gojës së parazitit është i përshtatur që të therë  lehtë trupin e bletës  dhe të thithë hemolimfën – gjakun e bletës.

Nga bleta në bletë  bartet me kontaktin e bletëve në mes vete, por edhe gjatë punës së bletarit me bletë,  sidomos gjatë transferimit të kornizave me bletë dhe mbarësim nga njëra në kosheren tjetër.  Femrat e këtij paraziti jetojnë në trupin e bletëve   dhe ushqehen me hemolifën e bletëve  (gjaku  i bletës), kurse vezët i lëshojnë në qelizat ku zhvillohet mbarësimi i bletëve, prandaj prezenca e varroës mund të shihet si tek bletët  e lindura ashtu  edhe në larva të hapura dhe mbarësim në mbyllur.

Duke pasur parasysh se ky parazit i varroas (rriqrës), i sjell dëme të mëdha bletarisë, është e nevojshme që të përcjellët zhvillimi i tij dhe të luftohet. Se si duhet të trajtohen bletët për tu mbrojtur nga ky parazit, do të mësoni nga eksperti i bletarisë Nehru Salihu. /Gazeta Bujku / Landwirt.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme