spot_img
HomeBUJKUMbjellja e misrit

Mbjellja e misrit

spot_img

Mbjellja e drithërave është puna më e rëndësishme e gjatë muajit Prill. Misri zë sipërfaqen më të madhe nga mbjelljet pranverore.

Para mbjelljes së misrit duhet të bëhen përgatitjet e tokës.

Rekomandohet që përgatitja e tokës të jetë bërë në vjeshtë, me shpërndarjen  e lëndëve ushqyese – plehut organik dhe mineral.

2/3 e Azotit shpërndahen në tokë deri gjatë lëvrimit themelor, dhe të gjithë sasinë e P dhe K, ndërsa pjesa tjetër jepet para mbjelljes  dhe si riplehërim. Pasi që tani kemi në treg plehra të cilët më mirë treten atëherë (1/3) e Azotit  mund të shpërndahet gjatë vegjetacionit

Nëse misri mbillet pas jonxhës, ju rekomandojmë  lëvrimin pranveror duke shtuar lëndë ushqyese minerale para mbjelljes së farës. Para së gjithash, të hedhet më pak azot, ndërsa më shumë fosfor dhe kalium.

Përgatitja e ngastrës

Përgatitja para mbjelljes nënkupton përgatitjen e ngastrës për mbjellje, d.m.th Krijimin e kushteve të favorshme mekanike për mbjelljen e farës.

Është e dëshirueshme për të shpërndarë një pjesë të azotit dhe tere sasinë e fosforit dhe kaliumit që e tërë sasia e këtyre lendeve  ushqyese të gjendën në zonën ku gjendet fara.

Kur të bëni mbjelljen e misrit?

Si do që të jetë, nuk mundemi me mbjellë përderisa nuk krijohen kushtet e përshtatshme për mbjellje. Më e rëndësishme janë temperatura e tokës dhe lagështia optimale. Rekomandohet që të mos bëhet mbjellja derisa toka në shtresën deri ne 12 deri në 15 cm nuk ngrohet në 10 oC.

Ose sipas thënies popullore, të ulesh në tokë dhe mos të kesh të ftohtë.

Lagështia e tokës duhet të jetë nga 45 në 65 % të kapacitetit fushorë të tokës.  Ky moment do të jetë, në qoftë se ju merrni një copë të dheut dhe e formoni një top nga dheu dhe ai mos të e rrjedhe ndërmjet gishtave, ndërsa kur e lëshojmë mos të rrjedhe menjëherë nga dora. Nëse është lagështia me e madhe nuk është mirë për farën.

Nëse janë krijuar kushtet si më sipër, atëherë mbillni lirisht.

Çdo mbjellje në tokë të ftohtë, apo toke më të lagësht, zgjat periudhën nga mbjellje deri në mbirje. Kjo mund të ketë pasoja negative.

Fara e mbjellur në tokë të ftohtë, fara bymehet dhe lodhet. Bima e re është shumë e dobët dhe shumë  shpejtë edhe mund të sëmuret. Nëse edhe pas mbjelljes bie shi atëherë mund të krijohet kore në sipërfaqe të tokës, kjo farë me siguri do të dështoj.

Atëherë mbetet vetëm të mbjellet për se dyti,  dhe kështu ky veprim shtrenjton  prodhimin, por edhe në këtë rast duhet të mbjellët kur të krijohen kushtet për të.

Norma e mbjellës së farës dhe dendësia e mbjelljes

Kushti tjetër i rëndësishëm është norma e mbjelljes. Kjo varet nga grupi I pjekjes së hibridit që ne mbjellim në ngastrën tonë.

Hibridet më vegjetacion të vonë sipas rregullit kanë habitus më të madh dhe kanë nevojë për hapësirë ​​më të madhe vegjetative. Kjo do të thotë dendësi më të vogël.

Ndërsa hibridet e grupeve mesatare të hershme dhe të hershme të pjekjes kanë një habitus më të dobët dhe mund të mbjelljen në një dendësi më të madhe. Është e domosdoshme që të mbjellim farën e misrit të trajtuar kundër sëmundjeve dhe insekteve.

Dendësia e mbjelljes së misrit (në varësi të grupit të pjekjes) është nga 45,000 deri në 75,000 bimë për hektar, që do të thotë prej 30 deri në 19 cm në rend.

Fara duhet të jetë sipas deklaracionit në gjendje të mirë makina për mbjellje duhet të jetë në gjendje të rregull dhe të përcaktohet apo të verifikohet norma e mbjelljes.

Mbrojtja e të mbjellurave patjetër duhet të bëhet me konsultim me ekspertin. /landwirt.com/al

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme