spot_img
HomeKËSHILLAMbjellja e aloe verës në vazo

Mbjellja e aloe verës në vazo

spot_img

Aloe vera është një ndër bimët më kurative me efekte të shumta në trupin dhe lëkurën tonë. Ku ka më mirë sesa ta kemi vetë në shtëpinë tonë pasi është një bimë mjaft e lehtë për tu rritur.

Kjo bimë ka nevojë për pak përkujdesje, pak ujë dhe lulëzon vetë.

Çfarë ju nevojitet:

Një vazo prej balte

Dhe’ për të mbushur gjysmën e vazos dhe pleh për gjysmën tjetër

Një grusht zhavorr për t’u vendosur në fund të vazos që të qëndrojë e thatë

Një pjesë bime aloe vera që dëshiron të mbjellësh.

Si rritet bima e Aloe Verës?

Vendose zhavorrin në fund të vazos. Duke qenë se Aloe Vera nuk kalbet lehtë, kjo do të sigurojë një proçes kullimi të mirë.

Mbushe gjysmën e vazos me dhe’ normal dhe gjysmën tjetër me pleh. Mos përdor kurrë rërë sepse kripa e tepërt nuk i bën mirë bimës.

Vendose copëzën e aloe verës që ke zgjedhur në zemër të vazos dhe mbuloje me dhe’ deri në fillim të gjetheve.

Aloe Vera normalisht lëshon rrënjë të forta që e mbajnë në një vend. Kur e vendos në vazo, është mirë të mos e ujisësh për dy javë.

Rrënjët do të rriten gjatë gjithë kësaj kohe. Pas dy javësh mund t’i japësh bimës nga pak ujë.Aloe Vera ka nevojë për diell dhe dritë.

Ndaj është mirë të vendosni vazon në një vend të ndriçuar mirë.

Bima nuk ka nevojë për shumë ujë. Duhet ta ujisësh çdo dy javë dhe do ta shohësh sa mirë do të rritet.

Aloe Vera nuk e pëlqen të ftohtin, ndaj ajo duhet mbrojtur me kujdes gjatë dimrit. Bima rritet shpejt. Me kalimin e kohës do të vësh re çeljen e bimëve më të vogla përreth.

Sapo të arrijnë gjatësinë e katër gishtave (gjysma e një pëllëmbe) mund t’i shkulësh dhe t’i mbjellësh në vazo të reja për akoma më shumë bimë të reja.

Siç mund ta shikoni është shumë e lehtë të rrisësh këtë bimë magjike në shtëpinë tuaj. Rritet shpejt dhe nuk ka nevojë për shumë përkujdesje.

Gjethet janë të mëdha dhe të trasha e mund të përdoren për të gjitha nevojat tuaja. /shije.al/

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme