spot_img
HomeBUJKUMbi 700 mijë euro vlera e dëmeve të vërshimeve në Rahovec e...

Mbi 700 mijë euro vlera e dëmeve të vërshimeve në Rahovec e Suharekë

spot_img

Në muajin qershor, reshjet e shiut shkaktuan vërshime në komunën e Rahovecit dhe të Suharekës.

Këto vërshime kanë shkaktuar dëme në bujqësi (perimtari e vreshtari), si dhe në amvisëri.

Sipas krerëve të këtyre dy komunave, vlera e këtyre dëmeve llogaritet të jetë mbi 700 mijë euro.

Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit ka treguar për lajmi.net, se sa janë dëmtuar qytetarët nga këto vërshime.

“Rreth 97 mijë euro është vlera në amvisëri. Në perimtari janë rreth 150 mijë ndërsa në vreshtari janë rreth 130 mijë euro”, ka thënë Latifi.

Në përllogaritje totali i bie që në këtë komunë dëmet janë rreth 380 mijë euro.

Edhe Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës ka thënë për lajmi.net, se dëmet në këtë komunë kanë arritur vlerën e 350 mijë eurove.

“350 mijë euro është vlera totale e dëmeve nga vërshimet”, ka treguar Muharremaj.

Ai ka thënë se Komuna e Suharekës i ka kryer të gjitha obligimet dhe i ka dorëzuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Zyrën e Kryeministrit të gjitha raportet e duhura.

“E kemi bërë ne një raport e kemi dorëzuar te Ministria e Bujqësisë dhe të Zyra e Kryeministrit. Ne i kemi bërë të gjitha kërkesat. Ne e kemi bërë kërkesën zyrtare, dëmi është vlerësuar dhe kemi ftuar edhe ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe ata kanë qenë edhe e kanë vlerësuar dëmin dhe kërkesën ia kemi dorëzuar Ministrisë së Bujqësisë dhe ne obligimin si komunë e kemi kryer. Ne si Komunë me procedurë gjithçka kemi përfunduar”, ka treguar Muharremaj.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme