spot_img
HomeBUJKUMbajtja e pulave në forme ekstensive dhe gjysmë intensive

Mbajtja e pulave në forme ekstensive dhe gjysmë intensive

spot_img
Mbarështimi i shpendëve shtëpiake është një dege e rëndësishme e prodhimit blegtoral ne vendin tone dhe ne bote. Ai përben një aktivitet ekonomik, burim te ardhurash dhe ushqim me vlere të larte për konsumatorin. Qëllimi kryesor i mbajtjes se shpendëve është shndërrimi me efektivitet i ushqimeve të ndryshme ne veze e mish, produkte me vlere të larte ushqimore për njerëzit.Ky material përmban informacione për mbajtjen e pulave ne forme ekstensive dhe gjysmë intensivë.

Sistemi ekstensive – i lirë

Në këtë sistem shpendët mbahen ne tufa me te vogëla dhe ne pjesën me te madhe jashtë ne natyre, ku gjate ditës pulat siguroj pjesën me te madhe te ushqimit ne kullosa. Ne darke duhet te jepet një sasi  e ushqimit te koncentruar. Ne ketë sistem ndikim te madhe ka edhe klima e jashtme dhe për këtë arsye prodhimtaria ndikohet nga faktorët e jashtëm. Ne stinën e pranverës kur kushtet e motit janë te mira dhe ka ushqim te bollshëm, shpendët japin prodhimtari te larte.

Strehimet ne këtë sistem duet te kenë sipërfaqe te mjaftueshme qe te gjitha shpendët te kenë hapësirë qe te hane ushqim dhe te rrinë kur vendosen brenda ne kafaze. Ndërtesa duhet ti mbroj ato nga era, shiu etj. por nuk është e nevojshme te ju sigurohet term izolim te përsosur.

Ne këtë sistem te mbajtjes se shpendëve duhet ti kushtohet kujdes menaxhimit te kullosës qe shpendët mos te dëmtojnë shume kulloten. Për këtë arsye rekomandohet qe shpendët te lëvizin kohe pas kohe dhe te ju ndërrohet kullosa ne mënyrë qe ajo te ripërtërihet. Ne këtë mënyrë përmirësohet shume pjelloria e tokës dhe njëkosishte mbrohet edhe shëndeti i shpendëve.

Ne këtë sistem rekomandohet te mbahen 300 – 400 pula/ha ne tokat me pjellori mesatare, por kjo varet edhe nga rendimenti i kullotës dhe lloji i shpendëve qe mbahen.

Sipas normave te Komisionit Evropian për cilësinë e vezëve, konsiderohen veze te prodhuara ne sistem te lire te mbajtjes, kur pulat nga te cilat janë marre vezët te plotësojnë këto kritere:

  • Mbahen gjate gjithë ditës ne ajër te pastër;
  • Toka mbi te cilën qëndrojnë te jete e mbuluar me bimësi te gjelbër;
  • Dendësia e krerëve te jete jo me tepër se 1000 krerë/ha ose 10m/krerë;
  • Pjesa e brendshme e strehimit te jete me shtrese, me enët e ujit e ushqimit te mjaftueshëm për te gjithë krerët.

Sistemi gjysmë intensiv

Ne këtë sistem shpendët mbahen e ushqehen ne një pjesë te kohës brenda ne lokale, kurse pjesën tjetër ne padok apo ne kullote. Prodhimtaria e shpendëve ne këtë sistem është me e larte se ne atë ekstensive dhe karakteri stinor i prodhimit është me pak i shprehur. Ky sistem përbën një faze te ndërmjetme midis atij natyror dhe intensiv. Sipas standardeve te komisionit Evropian për vezët e prodhuara ne sistem gjysmë intensiv dendësia e krerëve nuk duhet te jete mbi 400 krerë/ha. Dendësia e krerëve ne këtë sistem luhatet nga 3-6 krerë/m. Nëse dendësia e krerëve është mbi 7, vezët konsiderohen si te prodhuara ne sistem intensiv.

Për prodhimtari optimale racionet për te ushqyerit e pulave duhet ti plotësojnë kërkesat me lënde ushqyese te nevojshme.

Kërkesat kryesore për lende ushqyese munde to kompozohen përmes këtyre ushqimeve:

Lendet ushqyese

Ushqimet energjetike – ne ketë grup hyjnë: misri dhe gruri e me rralle elbi dhe tërshëra. Ushqimet energjetike përbejnë 70% te racioneve te pulave.

Ushqimet proteinike – ndahen ne dy grupe: ne ushqime proteinike me prejardhje bimore dhe ushqimet proteinike me prejardhje shtazore.

Ne ushqimet proteinike me prejardhje bimore qe me se shpeshti përdoren ne përgatitjen e racioneve te pulave janë: bërsia e sojës, bërsia e lulediellit dhe bërsia e kolzes, tharmëza e birrës, himet e grurit, mielli i jonxhës etj.

Ne ushqimet proteinike me prejardhje animale me se tepërmi përdoren: mielli i peshkut, mielli i mishit, mielli i mishit dhe eshtrave, mielli i puplave, mielli i mëlçisë, mielli i gjakut etj. Sasia e këtyre ushqimeve është e kufizuar ne racionet e pulave meqë karakterizohen me arome jo te përshtatshme dhe çmimi i tyre është edhe me i larte.

Ushqimet minerale – kërkesat ne lende minerale te pulat plotësohen përmes shkumësit te kafshëve, mono, dy dhe tre kalciumit fosfatit, miellit te eshtrave, kripës se jodur dhe shtesave te posaçme te mikroelementeve – premikseve.

Nevojat për ujë

Uji është një lende inorganike e domosdoshme për jetën dhe prodhimtarinë e shpendëve. Shpendët nuk i rezistojnë gjate mungese se ujit. Nëse shpendët humbasin 10 % te ujit ne trupin e tyre shfaqen çrregullime serioze, kurse kur humbasin rreth 20 % te ujit nuk munde te rezistojnë. Shpendët i plotësojnë kërkesat për ujë me an te ujit qe pijn, ujit qe përmbajnë ushqimet dhe ujit qe prodhohet si rezultate i metabolizmit te lendeve ushqyese ne organizëm.

Si kriter praktik për llogaritjen e nevojave për ujë shërben sasia e lendes se thate qe ato konsumojnë. Si rregull ne kushte normale llogaritet rreth 1.5-2.5 gram ujë për gram lende te thate te konsumuar. Rekomandohet qe shpendët gjithmonë qe te kenë ne dispozicion ujë te pijshëm dhe po ashtu uji te jete i pastër.

Kullosat

Te ushqyerit ne kullosa te pulave vojse është i një rëndësie te veçante ne industrinë e ekstensive te shpendarisë. Është me rendësi qe fermerët te kuptojnë rendësin e te ushqyerit ne kullosa. Pulat konsumojnë bimët e  gjelbërua  te llojeve te ndryshme. Eksperimente te shumta janë kryer për te krahasuar ushqimet me kullote te mire për rritjen e zogëzave për vojtje. Këto eksperimente kane treguar se zogjtë te cilët kane përdorur si ushqim kullotat e freskëta dhe te pa kontaminuara, zogjtë kane qene me te shëndetshme se sa ata te cilët janë rritur ne ferma te mbyllura. Po ashtu mbajtja e pulave ne kullosa ne fermat e vogla apo te mesme është me ekonomike. Nëse përdorën kullosat si ushqim fermerët munde te ulin sasinë e ushqimeve te koncenturara deri ne 20 – 30 %. Ushqimet foragjere si tërfili dhe jonxha janë ushqime me te mira dhe kane vlere ushqyese me te larte, po ashtu këto lloje te ushqimeve pulat i konsumojnë me mire. Është e kuptueshme qe me ane te kullosave, pulat nuk munde ti marrin te gjitha lendet ushqyese te nevojshme dhe për këtë arsye pjesën tjetër duhet te ja u kompozojmë pulave me ushqime tjera energjetike si drithëra, minerale dhe vitamina.

Si përparësi tjetër e te ushqyerit e pulave ne kullosa është se ne kullosa ka insekte te ndryshme te cilat munde te shërbejnë si ushqim plotësues i pulave. Insektet janë burimi i mire i proteinave dhe kane ndikim te madhe ne racionet e pulave. Këto proteina te insekteve janë te krahasueshme me proteinat e peshkut.

Produktet dhe nënproduktet e qumështit

Qumështi dhe nënproduktet e qumështit janë burimi i mire i te ushqyerit te pulave. Shumica e fermave ekstensive përdorin si ushqim nënproduktet e qumështit te cilat kane vlere te larte ushqyese. Qumështi jo vetëm qe është i pasur me proteina por ka përmbajtje te larte te riboflavines qe ka vlere te larte ushqyese për pulat.

Hirra po ashtu munde te përdoret si ushqim për pulat dhe është e pasur me kalcium, fosfor dhe riboflavine.

Nuk ka kufizime mbi sasinë qe munde te ushqehen pulat me nënproduktet e qumështit. Sipas disa hulumtimeve rekomandohet se produkte e qumështit munde te marrinë pjese ne racione prej 2 – 5 %

Ndërtimi i kafazeve te pulave – Koteci

Për ti ruajtur nga shirat, të ftohtit, kafshët e egra, hajdutët, pulat mbahen në kotec. Koteci mundësisht duhet të jetë i lartë si dhe me dritare me rrjetë për ti ruajtur nga grabitqarët: minjtë, qentë, gjarpërinjtë etj.

Koteci brenda duhet të ketë degë në lartësi ku pulat mund të ulen për gjumë. Brenda mirë është të mbahen dhe foletë për pjelljen e vezëve, sepse pulat janë më të qeta kur ngrohin vezët.

Koteci duhet mbajtur pastër që të parandalohet përhapja e parazitëve dhe e sëmundjeve. Prandaj koteci, foletë, enët e ushqimit, të ujit pastrohen here pas here.

Ndërtimi i foleve për vojtje të pulave:

Si fole për vojtje mund të shërbejë një vend , me përmasa ~30*30*30 cm, i mbushur me material të butë si kashtë, tallash etj. Me materialet e buta mund të përzihet dhe hi, gjethe duhani, gëlqere e thatë, që të mbajnë larg parazitët.

Foleja nuk duhet bërë e madhe, sepse pula nuk ndjehet rehat. Foleja mundësisht vendoset në një vend pak të rrahur nga drita (që pula të jetë më e qetë), ose mbulohet me strehë.

Për pjelljen e vezëve mund të bëhet 1 fole për deri në 5 pula, kurse foleja për klloçkë duhet të jetë individuale dhe mundësisht larg foleve të tjera.

Në fillim, që ti tregohet pulës se cili vend do të shërbejë si fole, në të mund të futet një gur I ngjashëm me vezën, ose një vezë. Kur pula bëhet klloçkë (fillon ngrohjen e vezëve) ajo nuk pjell më vezë, prandaj vezët mirë është të mblidhen shpesh dhe të mos lihen në fole. N.q.s. pula pa dëshirën tonë bëhet klloçkë atëherë izolohet nga foleja për disa ditë.

Disa shembuj te përzierëseve te koncentruara ne shpendari  

Përzierje e koncentruara për Pula Vojse

Nr. Lënda e pare Sasia, kg
1 Misër 58.25
2 Bërsia e sojës 20
3 Bërsia Luledielli 9
4 Shkumës 9.5
5 Vaj 2
6 Big Egg, premiks 1.25
Totali 100 kg

Nr.

Lënda e pare Sasia, kg
1 Misër 58
2 Bërsi Soje 19
3 Bërsi Lule dielli 8
4 Hime gruri 4
5 Shkumës 9
6 Premix 1.25
7 Vaj 0.75
Total 100 kg
Koncentrat për zogëza për pula  vojese

Starter

Nr Lënda e pare Sasia, kg
1 Misër 60
2 Soje 38
3 Vaj 1
4 Sacox – premiks 1
Totali 100 kg
Grover

Nr Lënda e pare Sasia, kg
1 Misër 62
2 Soje 26
3 Krunde 6
4 Shkumës 5
   5 Clinacox – Premiks 1
Totali 100 kg

Finisher

Nr Lënda e pare Sasia, kg
1 Misër 63
2 Soje 19
3 Krunde 7
4 Shkumës 10
5 Clinacox – premiks 1
Totali 100 kg

 

 

 

 

 

 

 

 

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme