spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMbajeni trupin shëndetshëm me ushqime

Mbajeni trupin shëndetshëm me ushqime

spot_img

Dëshironi një jetë të shëndetshme dhe më të gjatë, pa sëmundje, në kushte të zakonshme shtëpiake? Zgjidhja më e mirë e mbrojtjes nga sëmundje të ndryshme, përmes rritjes së imunitetit me anë të ushqimeve, mund të vijë nga kuzhina. Bërja e një ndryshimi, duke kaluar te ushqimet e duhura, mund të ju shpërblejë juve dhe familjen tuaj me përfitime të mëdha shëndetësore dhe përpos kësaj, të ktheni mbrapa orën e plakjes.

Çaji i gjelbër i ftohtë përbën një bazë të shijshme për smoothi. Kombinimi i çajit të gjelbër të ftohtë me manaferra të kuqe, banane, portokall dhe fara kia, krijon një përzierje që është e këndshme, si për syrin, ashtu edhe për shijen tuaj.

3/4 filxhan manaferra (të freskëta, ose të ngrira të cilat duhen të shkrihen pak)
1 banane e vogël

1 portokall i vogël

2 lugë qaji fara kia

1/2 filxhan akull i grimcuar

1 1/2 filxhan çaj i gjelbër i ftohur

Mjaltë

Shpëlani manaferrat nën ujë të rrjedhshëm të ftohtë dhe qëroni bananen dhe portokallin. Vendosni manaferrat, bananen, portokallin, farat kia dhe akullin e grimcuar në një blender të kapacitetit të madh dhe derdhni çajin e gjelbër të ftohtë mbi to. Siguroni kapakun dhe përzieni rreth një minutë. Nëse masa e përgatitur është shumë e trashë ose jo e ëmbël, shtoni pak ujë ose mjaltë dhe përzieni pak sekonda. Hidheni në gota dhe shërbejeni menjëherë.

Këtë recetë mund ta përdorni sipas dëshirës suaj brenda javës. /Gazeta Bujku

Përgatiti: Ajshe Leka / konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme