spot_img
HomeBUJKUMbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural,...

Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, zhvillim rural, peshkatari dhe siguri ushqimore

spot_img

Një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, i udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm, Kapllan Halimi, ka qëndruar në Bruksel për dy ditë në kuadër të takimit të tretë të nën-komitetit për “Bujqësi, Zhvillim Rural, Peshkatari dhe Siguri Ushqimore”, i cili u realizua ndërmjet Komisionit Evropian dhe Republikës së Kosovës.

Siç njofton MBPZhR përmes një komunikate për media, qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit – SAA, e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016, si dhe realizimi i rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për nën-komitetin.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ishte pjesë aktive raportuese e këtij nën-komiteti, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Ministra e Integrimit Evropian.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e MBPZHR-së raportuan progresin e arritur gjatë vitit 2018 për zhvillimin e sektorit bujqësor, si dhe sfidat e së ardhmes, duke u përqendruar veçanërisht në masat e ndërmarra për përmirësimin e situatës së tregtimit të produkteve bujqësore, fermat organike, standardet e tregut, politikat e cilësisë dhe legjislacioni, peshkimi dhe nënproduktet e tij, etj. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme