spot_img
HomeBUJKUMasat agropomoteknike për kultivimin e qershisë dhe të vishnjës

Masat agropomoteknike për kultivimin e qershisë dhe të vishnjës

spot_img

Sistemi i mbjelljes

Qershia mbillet në katrorë me distancë 5-10 x 5-10m sipas kultivarit dhe nënshartesës, kurse vishnja 6 x 6m mbi mahaleb. Në pemëtore duhet të vendosen 2-3 kultivarë pasi qershia jo vetëm ka vet-shterpësi por edhe shterpësi të kryqëzuar. Format e kurorës janë:

1. Kupore e lirë me 5-7 degë skeletore bazë.

2. Piramidokupore me 3 degë skeletore dhe 12 degë të dyta skeletore.

3. Sferike e lirë me bosht qendror rreth të cilit vendosen degë skeletore.

4. Palmetat që nuk dhanë rezultate të kënaqshme.

Rëndësi të madhe ka dhe mbjellja e kultivarëve pjalmues të cilët mund të vendosen në skema të ndryshme si:

a) 1 rresht i kultivarit bazë i kombinuar me 1 rresht të pjalmuesit

b) 2 rreshta të kultivarit bazë me 2 rreshta të pjalmuesit

c) 2 rreshta të kultivarit bazë me 1 rresht të pjalmuesit

d) pjalmuesi vendoset 1 në çdo 3 rreshta dhe 1 në çdo 3 pemë (skema 1:8).

Krasitja

Krasitja e qershisë synon në përmirësimin e ajrimit të kurorës në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i prekjes nga sëmundjet.

Ajo konsiston kryesisht në rrallimin e lastarëve për pemë të moshave të reja dhe në rigjenerim të tyre për pemët në prodhim dhe të mplakura.

Ujitja dhe plehërimi

Qershia dhe vishnja kanë nevojë për ujin gjatë gjithë periudhës së vegjetacionit por veçanërisht kur në pemë ka fruta. Megjithatë ato mund të kultivohen me më pak ujitje se pemët e tjera gjetherënëse. Shirat në kohën e lulëzimit dhe të pjekjes së frutave të padëshirueshme ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve.

Plehërimi azotik duhet të bëhet çdo vit (1 njësi/pemë) dhe sidomos tek vishnja ndihmon në formimin e vegjetacionit anësor dhe jo kordonët. Elementë të tjerë si K e P pema i merr më lehtë nga toka dhe vetëm në raste mungese aplikohen këto element.

Mungesat e mikroelementeve si B, Zn, etj. Plotësohen si në rastet e tjera me aplikim në tokë ose në gjethe.

Nënshartesat e qershisë dhe vishnjës

Shtimi i qershisë bëhet me shartim të kultivarit të dhënë mbi nënshartesë. Disa nga nënshartesat e qershisë janë:

Mazzard (sporofite), P. avium. Fara e kësaj nënshartese mbin me vështirësi prandaj ndiqet një procedurë e tillë:

1. Lihen farat në ujë për një javë duke e ndërruar ujin çdo ditë.

2. Shtresim i ngrohtë (21⁰C) për 3 javë.

3. Shtresim i ftohtë (2-4⁰C) për 120 ditë.

F12/1, është klon i Mazzard, nuk shkon në toka të rënda e të pakulluara. Shtohet me përpajë vertikale. Është rezistent ndaj M.javanica, M.incognita por jo ndaj P.vulnus.

1. mahabel. Pema zhvillohet më pak si nënshartesë mazzard (70%). Kombinohet mirë me kultivarët e vishnjës dhe disa të qershisë. Shtohet me farë ose me nënshartesa të gjelbërta. Fara që të mbijë vendoset në ujë për 24 orë dhe shtresohet në 4⁰C për 100 ditë. Nuk duron toka të rënda, por shkon në kushte të thata.

2. 64 (Saint Lucie), është klon i P. mahaleb me sistem të zhvilluar rrënjor që shfrytëzon mirë toka jo shumë të pasura, gurishtore dhe i duron kalciumit në tokë.

Shtohet lehtë me copa dhe nebulozë dhe fut pemën shpejt në prodhim.

Stocton morello (P. cerasus), është nënshartesë e përshtatshme për toka të rënda e të lagëta. Lëshon shumë thithakë dhe ka mospërputhshmëri me disa kultivarë të tjerë. Është rezistent ndaj M.javanica por i ndjeshëm ndaj P. vulnus . Shtohet me copa të gjelbërta.

Vladimir (P. cerasus). Emri ka lidhje me një grup vishnjeje që u fut në Amerikë nga Rusia dhe ka dhënë kurorë të ulët të pemës (nanizëm) rreth 50% të F12/1. Ka sistem rrënjor xhufkor ndaj ka nevojë për sistem mbështetjeje. Prodhon shumë thithakë dhe ka mospërputhshmëri me disa kultivarë.

Colt (P. avium x P. pseudocerasus). Shkakton nanizëm në mbishartesë. Ka përputhshmëri të mirë me kultivarët e qershisë. Shtohet me copa të gjelbërta dhe me invitro. Është nënshartesë e përshtatshme për rimbjelljen e parcelës me qershi. /Gazeta Bujku 

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme