spot_img
HomeBUJKUMasat agropomoteknike për kultivimin e arrës

Masat agropomoteknike për kultivimin e arrës

spot_img

Sistemi i mbjelljes së arrës është ai katror ose rombik me distancë 9-13 x 9-13 m në varësi të kultivarit, nënshartesës, tokës etj.

Mbjelljet e dendura shpesh shtrojnë nevojë të rrallimeve, largimit të disa bimëve pas 10 vjetëve pasi hijezimi i kurorës nxit rrëzimin e luleve dhe frutifikimin. Arra është bimë dritëdashëse dhe anemofile.

Krasitja në pemët e reja synon në formimin e kurorës dhe konsiston në shkurtimin dhe rrallimin e lastarëve për ajrimin e dritëzimin e saj, mënjanimin e lagështisë së tepërt dhe për luftimin e sëmundjeve. Gjithashtu largohen degë të dëmtuara ose të infektuara. Mbas disa vjet prodhimi kryhen edhe shkurtime të degëve me qëllim krijimin e organeve të reja prodhuese.

Ujitja dhe plehërimi

Mungesa e ujit shkakton zverdhje dhe rrëzim të parakohshëm të gjetheve, fruta me madhësi të vogël, rendimente të ulëta, mosmbushjen e farës dhe cilësi të dobët.

Ujitjet kryhen kryesisht gjatë verës me mënyra të ndryshme si ajo me ulluqe, përmbytje, në formë shiu dhe me pika për pemët e reja.

Kërkesat e arrës për elementë ushqyes vlerësohen kryesisht nga analiza gjethore. Kështu përqendrime të azotit nën 2.1% shfaqin simptoma si zverdhje të gjetheve dhe madhësi të vogël të tyre. Plehërimi me azot kryhet duke shtuar 10-15 njësi N/dynym.

Mungesa e potasit shfaqet më rrallë sidomos në toka të lehta kur përqendrimi i tij në gjethe është nën 0.9% dhe jep tharjen e majave të gjetheve që vazhdon poshtë.

Përdorimi i K²SO⁴ 2-3 kg/pemë njëherë në dy vjet eviton shfaqjen e simptomave dhe pasojat e tyre.

Fosfori ka si përqendrim kritik në gjethe 0.1- 0.3% dhe mungesa e tij shkakton zverdhje në mënyrë të parregullt të gjetheve kryesisht gjatë verës kur temperaturat janë të larta. Edhe mungesa të Mg shkaktojnë klorozë të gjetheve që është më intensive në bazën e lastarëve. Simptoma të mungesës së Mg duken kur përqendrimi i tij në gjethe është nën 0.3 %. Për evitimin e tyre kryhet plehërim me MgSO⁴.

Mungesa e borit shkakton klorozë të gjetheve dhe madhësi të vogël të tyre. Përqendrimi kritik i borit në gjethe është 20 ppm. Deficienca e borit plotësohet me hedhjen në tokë të 2 njësi acid borik/dynym, njëherë në dy vjet. Përqendrimi kritik i bakrit në gjethe është 4 ppm. Mungesa e tij shkakton zverdhje dhe rënie të gjetheve të majës si dhe rrudhosje të thelbit. Mungesa e hekurit plotësohet me përdorimin e 100 gr Sequestrene 138 për bimë.

Nënshartesat e arrës

Shtimi i arrës bëhet me farë dhe me shartim. Fillimisht fara shtresohet për ndërprerjen e qetësisë letargjike në arka me trofë dhe perlit në raport 1 : 1 dhe vendosen në temperaturë 4.5⁰C për 3 muaj. Shtresimi i farave kryhet në Dhjetor dhe me shfaqjen e rrënjëzave kryhet mbjellja në fidanishte. Në raste të tjera farat mbillen direkt në fidanishte në vjeshtë.

Mënyra dhe koha e shartimit është:

– shartim me syth të fjetur (T, ose katror) në fund të Korrikut deri në fillim të Shtatorit

– shartim me kalem në fund të Marsit deri në 25 Prill

– shartim anglez në tryezë (si tek hardhia) gjatë periudhës Janar-Shkurt./ Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme