spot_img
HomeBUJKUMaqedoni, viti 2019 vit i ekonomisë dhe i zhvillimit të bujqësisë

Maqedoni, viti 2019 vit i ekonomisë dhe i zhvillimit të bujqësisë

spot_img

Viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë dhe i zhvillimit të bujqësisë, si një sektor i rëndësishëm për ekonomin e vendit. Në konferencën të mbajtur në hapësirat e Qeverisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së bashku me Sekretarin shtetërorë Nefrus Çelikun prezantuan masat e reja të parapara në Programin për mbështetje financiare në bujqësisë, ku për herë të parë do të kemi 200 milionë denarë subvencione për “naftën e gjelbër” e cila do të përfshijë 55.000 fermerë. Me Programin e ri për mbështetje financiare në bujqësi parashihen edhe këto masa të cilat do të kontribuojnë për rritje të prodhimtarisë, rritje të tokës bujqësore të përpunuar, numrin e kafshëve dhe të ardhura më të mëdha për bujqit. Me Programin e ri parashihet edhe:

gati tre herë më shumë mbështetje për fermat bujqësore nën 1 hektar

10,000 denarë më shumë për plantacionet e mollës

kritere të reja për kopshtarinë

subvencione për fermerët që nuk përdorin farë të certifikuar për orizin rriten nga 6,000 në 18,000 denarë për hektar

23,160 denarë për hektar për prodhuesit e lulediellit qe ka nga 5 deri në 50 hektar dhe përdorin farë të certifikuar

nga 33 deri në 40 denarë rritet subvencionimi i broilerëve të rritur dhe të therur

vazhdon mbështetja më e lartë prej 20 % për prodhimin e kulturave bujqësore dhe 10 % për subvencionet më të larta për fermerët e bagëtive me potencial zhvillimi.

Sipas Nefrus Çelikut, Sekretar shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me Programin e ri për mbështetje finaciare në bujqësi do të mundësohet zhvillimi më i hovshëm i bujqësisë, rritja e sipërfaqeve të tokës bujqësore të punuar, rritje të numrit të kafshëve, zhvillimi i agro-industrisë, industrisë për përpunimin e pemëve dhe perimeve, qumështit dhe mishit, por mbi të gjitha rritje të të ardhurave për fermerët.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme