spot_img
HomeBUJKUMaqedoni, shtrenjtohet buka për tre denarë

Maqedoni, shtrenjtohet buka për tre denarë

spot_img

Për  dhjetë deri në 20 për qind ose nga 15 në 18 denarë është rritur çmimi i disa llojeve të bukës. Arsye për këtë sipas prodhuesve të miellit, është shtrenjtimi i grurit dhe i miellit nga korrja e deri tani për 40 për qind.

Ministria e Bujqësisë nuk është kontaktuar  lidhur me këtë shtrenjtim. Siç deklaroi për MIA-n ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, gjendja do të ndiqet dhe nëse ka rritje drastike të çmimeve edhe për llojet e tjera të bukës do të intervenohet përmes Agjencisë të Mallrave Rezervë

“Siç informuan sot përfaqësues të industrisë  së prodhimit të miellit dhe të bukës, kjo rritje është për shkak të rritjes së çmimit të miellit dhe çmimit të grurit. Ministria do ta survejojë gjendjen dhe nëse ka rritje drastike të çmimeve edhe në llojet e tjera të bukës  që do të ndikonte mbi shtrenjtimin e standardit të jetesës, do të intervenojë përmes Agjencisë të Mallrave Rezervë e cila nga korrja ka siguruar 13.000 tonë grurë”, theksoi Nikollovski.

Goran Malishiq, nga Grupacioni i Industrisë së Prodhimit të Miellit dhe Bukës pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, sqaron se shtrenjtim i bukës është vendim individual i disa prej prodhuesve të miellit dhe nuk dihet nëse edhe të tjerë do të bëjnë këtë hap.

“Firma të caktuara, respektivisht bukëpjekës, vendosën që të rrisin çmimin për dhjetë deri në 20 për qind ose për rreth dy denarë. Bëhet fjalë për bukën e bardhë, ndërsa arsye për rritjen e çmimit është se që nga korrja e grurit dhe këtej çmimi i grurit dhe i miellit është rritur për rreth 40 për qind. Ky është impakti kryesor me të cilin nuk mund të ballafaqohen. Do të theksoja se vendimi për çdo firmë është  individual në varësi të konkurrencës së saj, fitimit dhe faktorëve të tjerë”, theksoi Malishiq.

Qëndrimi i tij është se në një ose dy vitet e fundit Maqedonia ka bukë shumë të lirë, prej 13 deri në 15 denarë.

“Kjo  është e papërballueshme sepse  gjithçka është shtrenjtuar, energjensët, mielli, gruri. Ky është shkaku që disa kompani kanë vendosur që të reagojnë në këtë mënyrë”, shtoi Malishiq.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme