spot_img

Manti [raviole turke]

spot_img

Në këtë pjesë do të bëjmë fjalë për një gjellë, e cila gatuhet pothuajse në tërë rajonin e Azisë. Kjo gjellë quhet “manti” (raviole turke). Me fjalë të thjeshta kjo është një gjellë që gatuhet me mish të grirë të lezetuar me erëza të ndryshme që vendoset në copa të vogla brumi. Madhësia e copave të brumit, të cilat zihen, gatuhen në avull apo skuqen, ndryshon nga njëra krahinë në tjetrën. Madhësia e këtyre makaronave shtëpie të mbushur me mish të grirë, për të cilat supozohet se në Anadoll janë sjellë nga turqit nomadë nga Azia Qendrore, ka ndryshuar gjatë mërgimeve. Mantia turke është më e vogël në krahasim me atë që gatuhet në Azinë Qendrore. Në qytetin Kajseri (Kayseri), i cili është i shquar për manti, copat janë aq të vogla sa që thuhet që një lugë gjelle merr 40 copa mantie. Edhe pse gatimi i këtyre ravioleve turke është pak i vështirë, ato shoqërohen me kos me hudhra dhe janë njëra prej shijeve të preferuara në kuzhinën turke. Tani le të ndajmë bashkë recetën për gatimin e mantive.

Fillimisht t’i numërojmë përbërësit e nevojshëm për këtë gjellë:

Për brumin nevojiten:

  • 3 gota uji miell
  • 1 gotë ujë të vakët
  • 1 vezë
  • pak kripë

Për harxhin:

  • 300 g mish të grirë
  • 1 kokërr qepe të grirë shumë imët
  • gjysmë luge të vogël piper të zi
  • gjysmë luge të vogël kripë

Për salcë:

  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • kos
  • 2 thelpinj hudhre
  • nenexhik të tharë
  • piper i kuq

Tani ta gatuajmë mantinë: Për të përgatitur brumin fillimisht në një enë e gatuajmë miellin, ujin, vezën dhe kripën. Brumin e gatuar e lëmë të qëndrojë për 30 minuta.

Ndërkohë për harxhin e përziejmë mirë mishin e grirë, qepën, kripën dhe piperin e zi.

Brumin që e kishim lënë të vijë e ndajmë në dysh dhe e hapim hollë mbi një tavolinë sipër të cilës kemi hedhur miell. Brumin e holluar më pas e presim në katrore të vogla, të cilat i mbushim me harxhin dhe i mbyllim.

Vendosim 10 gota ujë dhe kripën në një tenxhere të thellë dhe i valojmë. Mantitë i hedhim në ujin e valuar dhe i ziejmë për 7-8 minuta.

Ndërkohë përgatisim salcën:

Salcën e domateve e skuqim për disa minuta në gjalpë në një tenxhere. Për të holluar salcën shtojmë 4-5 lugë gjelle nga uji, ku ziejnë mantitë.

Për të përgatitur salcën e kosit shtypim hudhrën dhe ia shtojmë kosit.

Mantitë i vendosim në pjatë, sipër hedhim salcën e kosit dhe më pas salcën e domateve. Para shërbimit hedhim sipër nenexhikun e tharë dhe piperin e kuq. Ju bëftë mirë. /trt.tr.shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme