spot_img
HomeLAJMET E FUNDITMakineria për vjeljen e lajthisë

Makineria për vjeljen e lajthisë

spot_img

Lajthia, Corylus avellana L., është një bimë antike që jeton dhe frutifikon në gjendje të egër në gjithë 48 Europën, në veçanti mbi kodra dhe rrëzë maleve, gjatë ultësirave dhe përrenjve. Është përdorur nga njeriu që periudhën e akujve, d.m.th shumë më përpara se ulliri dhe hardhia.
Prodhuesit më të mëdhenjtë lajthisë janë: Italia, Turqia dhe Spanja.

Lajthia mund të konsumohet e freskët, frut i sapo vjelë, në dimër si frut i thatë ose i përpunuar industrialisht. Industria ushqimore është përdoruesja më e madhe e frutave të lajthisë. Të qëruara, të pjekura dhe të copëtuara, përdoren në përgatitjen e çokollatës, të krokanteve, të akulloreve etj. Lajthia mund të përdoret dhe nga sektorë të tjerë të industrisë si në: kozmetikë, mjekësi, industrinë e vajit dhe parfumeri. Në frutikulturën moderne, është një nga speciet me interes shumë të madh për fermat bujqësore të shtrira në kodra dhe rrëzë maleve.

Lajthia ka një prodhimtari shumë të lartë që mund të arrijë deri 25 kv/ha. Për prodhimtarinë e saj të lartë, mbi të gjitha për cilësitë e mira organoleptike, është konsideruar, në shkallë botërore, varieteti më i mirë në treg dhe ka çmimet më të larta të shitjes.

Ne ju sjellim një video ku shihet makineria më moderne për vjeljen e lajthisë./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme