spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMajmëria e viçave

Majmëria e viçave

spot_img

Është veprimtari e cila arrihet në mënyrë të organizuar dhe zakonisht për trashje ndahen viçat e racave qumështore dhe të atyre me veti të kombinuara (zakonisht viçat femra).

Majmëria zakonisht bëhet me qumësht apo zëvendësime të qumështit dhe synimet janë që mishi të fitoj ngjyrë sa më të bardhë dhe të jetë mish sa më anemik, sepse tregu kërkon mish viçi me ngjyrë të bardhë dhe cilësor.

Me shfrytëzimin e ushqimeve të koncentruara për të ushqyerit e kësaj kategorie, mishi fiton ngjyrë të mbyllur dhe nuk ka efekt në treg. Kjo kategori e viçave theret kur e arrijnë masën e gjallë trupore prej 140-200 kg (sipas të dhënave Gjermane), mirëpo tek ne ata theren edhe me masë të gjallë më të ulët. Natyrisht, kjo trashje bazohet në majmërinë me qumësht të plotë dhe kjo metodë është më e shpejtë.

Mirëpo, mënyra më bashkëkohore e majmërisë së viçave organizohet përmes zëvendësimit të qumështit të plotë me atë të kombinuar, i cili përmban 60-80% qumësht të përpunuar (pluhur), 0-20% qumësht me prejardhje shtazore apo bimore dhe shtesën e mineraleve dhe vitaminave. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme