spot_img
HomeBUJKUBlegtoriMajmëria e mëshqerrave

Majmëria e mëshqerrave

spot_img

Në këtë kategori hyjnë mëshqerrat që zakonisht largohen nga reproduksioni dhe trashen për prodhimin final të mishit. Në krahasim me trashjen e demave është diç më e lehtë dhe më rentabile. Majmëria e mëshqerrave kryesisht organizohet në kullosë, por ka raste kur u shtohet edhe ushqimi plotësues. Kjo mënyrë e trashjes mund të bëhet në mënyrë individuale (vetëm mëshqerrat veçmas) apo në mënyrë të kombinuar.

Në mënyrë individuale formohen gupet e veçanta prej 15-30 mëshqerrave dhe lëshohen në kullosë për trashje, kurse në mënyrë të kombinuar trashja bëhet duke i përfshirë edhe kategoritë tjera të gjedhit, së bashku me viça, gjedhe, qe, etj. Shfrytëzimi i kullosës bëhet në mënyrë të organizuar duke i shfrytëzuar pjesërisht sipërfaqet me të cilat disponohet. Nëse arrihet shtim ditor më i lartë se 400 g në ditë, mund të konstatojmë se ekziston leverdia ekonomike për ti trashur mëshqerrat në kullosë. Në rastet kur shtimi ditor bie nën 400 g, atëherë majmëria nuk është rentabile. Kjo kategori e gjedheve arrin masë trupore prej 600-700 kg dhe me këtë peshë mëshqerrat dërgohen në therje. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme