spot_img
HomeLAJMET E FUNDITLundërza në Liqenin e Badovcit

Lundërza në Liqenin e Badovcit

spot_img

Fotografi Fitim Sopjani, ka fotografuar një individë të llojit të Lundërzës mbi Liqenin e ngrirë të Badovcit, bënë të ditur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Lundërza (emri i llojit në latinisht Lutra lutra), e njohur edhe si vidra, është gjitarë grabitqar i familjes Mustelidae. Njihet me emrat lundërza evropiane, lundërza evroaziatike dhe lundërza e zakonshme.

Image may contain: ocean, outdoor and water

Lundërza është kafshë e familjes së shqarthëve, me trup të lartë deri 30 cm, të gjatë 120–150 cm me ngjyrë gështenjë, më të çelur nga ana barkore dhe peshon 6–15 kg. Jeton 14-16 vjet. Është e përhapur në të gjithë Evropën, në Azi dhe në Amerikën e Veriut dhe ne disa pjese te Amerikës se Jugut.

Në Kosovë haset në brigjet e lumenjve, kënetave, liqeneve e pellgjeve ku ndërton strofkën duke hapur galeri me dy dalje, nën ujë e për ajrosje. Ushqehet me peshq, bretkosa, shpendë e vezët e tyre. Është vepruese kryesisht gjatë natës. Shquhet për gëzofin e saj me vlerë, me qime të shkurtra, të buta, të dendura, me ngjyrë kafe e të shkëlqyeshme.

Image may contain: ocean, outdoor, water and nature

Nuk është lloj i rrezikuar për zhdukje. Në kuadër të kategorizimit të rrezikshmërisë së llojeve sipas listës së Unionit Ndërkombëtarë për Konzervimin e Natyrës (IUCN) ka statusin e llojit afër rrezikimit./Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme