Search

Libohoviti Fatmir Meҫani nga emigrant, tani biznesmen dhe klient i Fed invest

277

Në fillimet e demokracisë, libohoviti Fatmir Meçani emigroi në Greqi dhe atje u mor me bujqësi, fitoi experience dhe u kthyer në vitin ’96-të. Aktiviteti kryesor i tij janë ullishtet, por edhe të tjera po e po. Koha e ka sjellë mirësinë, ku FED invest ka filluar tu vij në ndihmë fermerëve të zonës së Gjirokastrës, duke u ofruar kredi të shpejtë dhe konsulencë për sa i përket investimit në fushën e bujqësisë.

Në qëndrojmë në Libohovë dhe Fatmir Meçani i kthyer nga emigracioni na njeh me vlerën e punës së tij. Këtu  ai gjeti mbështetjen  në anëtarësimin e FED. Meҫani ka ullinjtë, po dhe shitja e fidanëve nuk mungon. Rritjen e aktivitetit e ndjen edhe nga antarësimi në FED invest. Para një vit e gjysëm mori kredi në këtë institucion. Fatmirit i duhej kredia dhe trokiti në disa banka dhe pasi bankat nuk ju përgjigjen u drejtua tek Fed invest ku e gjeti derën të hapur. Te FED invest,  dega në qytetin e Gjirokastrës, e zgjidhi problemin. Fatmiri ka marrë kredi 1.200.000 lekë për të blerë një makineri për përpunimin e udhinjve, për të nxjerrë “vaj ulliri».

Tani nuk nxjerr në shitje vetëm vajin e ullishteve tij, por mbledh ullijtë e të gjithë zonës dhe i përpunon në vaj ulliri. Ai është kthyer në një histori suksesi dhe është një shembull për të gjith fermerët e zonës. E gjitha për nxjerrjen e vajit nga ulliri, që mos ta ҫoja më në Delvinë e Frakull, rëfen zoti Fatmir, ku unë dhe familja ime të bashkuar me paisjen e marë, mbyllëm ciklin e prodhimit të vaj ullirit. Në gjerësi për ta janë  dhe 10 dynym të mbjella me pemëtari.

Një e ditur në Gjirokastër qëndron me faktin se në zonat e këtij rrethi tashmë janë të mirënjohur  anëtarët e FED invest ku mund të marrin tashmë shërbimet në këtë rreth, ku dega e tij njihet në qendër të qytetit te lagjia “18 Shtatori” në bulevardin kryesor. Ka standarte të larta  sa i përket shërbimeve financiare,  ku në këtë degë anëtarët kryejnë veprime financiare të ndryshme, ndaj në vërtetësi FED invest tashmë jep më shumë kredi dhe më shumë depozita. E mbështetura qëndron me faktin se në zonat e këtij rrethi tashmë janë  plot 220 anëtarë që i kanë besuar FED investit, ku mbi 50 persona janë financuar me kredi për të zhvilluar më tej aktivitetin e tyre. Në total janë disbursuar mbi 16 milion lekë brenda një vit aktiviteti në këtë rreth.

FED invest është një institucion financiar kooperativë. Në vijim të përmbushjes së misionit të tij, edhe për këtë vit, që përkon me 26 vjetorin e rrugëtimit të përbashkët në financat sociale,  qëndron në vërtetësin se synon objektiva mjaft ambicioze si rritja e treguesve të aktivitetit, ofrim të teknologjive dhe produkteve të reja bankare, menaxhim më cilësor dhe zgjerim i partneriteteve strategjike. Ajo ҫka vërteton  zgjerimin e FED invest është se tashmë ky institucion financiar ka më shumë se  58 mijë anëtarë në 1 500 fshatra në territorin e Shqipërisë.

Gjatë vitit të fundit një nga arritjet më të mëdha të Institucioni është anëtarësimi  në skemën e sigurimit të depozitave (ASD) e cila ka sjell më shumë besim tek anëtarësia. FED invest ka partneritet me institucione prestigjoze ndërkombëtare ai: RaboBank, EFSE dhe JICA./24-ore.com




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *