spot_img
HomeLAJMET E FUNDITLëngu i qershive të zeza, lëngu që duhet konsumuar gjithmonë

Lëngu i qershive të zeza, lëngu që duhet konsumuar gjithmonë

spot_img

Antioksidantët janë ata që i japin qershive ngjyrën e kuqe. Kjo është arsyeja pse sa i përket antioksidantëve, sa më të errëta të jenë qershitë, aq më shumë janë mirëbërëse për organizmin.

Për gjumë të qetë. Shumë njerëz përdorin një gotë qumështi të ngrohtë para shtratit, si një mënyrë për të stimuluar prodhimin e melatoninës dhe për të ndihmuar veten të zbresin në gjumë. Një gotë me lëng qershi të zeza funksionion shumë herë më mirë për këtë pasi përmban një sasi të madhe të melatoninës.

Rënie nga pesha. Lëngu i qershive të zeza ndihmon për shkak të sasive të larta të tiaminës, riboflavinës dhe vitaminës B6, të cilat luajnë rol vendimtar në rritjen e metabolizmit tuaj dhe ndihmojnë trupin tuaj të konvertojë glukozën në energji të përdorshme.

Fuqi dhe energji. Lëngu i qershive të zeza ndihmon fort trupin tuaj për të marrë më shumë nga karbohidratet që konsumoni. Një gotë lëng qershie është një zgjedhje ideale kur bie niveli i sheqerit në gjak.

Plot me hekur. Përveç përfitimeve të tjera shëndetësore nga lëngu i qershive të zeza, ju gjithashtu do të përfitoni një sasi të mirë hekuri. Ky është një lajm i mirë sepse hekuri është ai që përdoret për të krijuar qelizat e kuqe të gjakut. Nëse ndjeheni vazhdimisht të lodhur, shtoni hekurin në ushqimin tuaj dhe do të ndiheni më energjik!

Tensioni i gjakut. Lëngu i qershive të zeza është gjithashtu një burim i madh i kaliumit që ka efektin e largimit të natriumit dhe kripës së panevojshëm nga trupi ynë. Kjo ndihmon për të ruajtur ekuilibrin jetik, të që ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit tek qershitë e zeza, lëngu i tyre ndihmon në parandalimin e humbjes së flokëve, si dhe përmirëson qarkullimin e shëndetshëm në kapilarë duke tonifikuar dhe lëmuar lëkurën tuaj. /trt.tr. shqip

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme