spot_img
HomeBUJKULatifi nënshkruan kontratën për ndërtimin e serrave të reja prej 9.7 hektarësh

Latifi nënshkruan kontratën për ndërtimin e serrave të reja prej 9.7 hektarësh

spot_img

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar sot kontratë për ndërtimin e disa llojeve të serrave sipas dimensioneve 3, 5, 7 dhe 10 ari.

Latifi ka thënë se me këtë kontratë në komunën e Rahovecit do te jenë edhe 9.7 hektarë më shumë hapësirë serrash. Projekti do të ndahet në dy lote.

“Sapo kam nënshkruar kontratën për ndërtimin e serrave të përmasave: 3, 5, 7 dhe 10 ari. Kjo kontratë, që kap vlerën e 670,631.95 eurove, tregon përkushtimin tonë në përkrahjen e bujqësisë duke investuar në fusha që janë me interes për bujqit. Me kontratën që kemi lidhur, do të ndërtohen serra në sipërfaqe 9.7ha në komunën tonë, e kontrata është e ndarë në dy lote në vlerë prej: LOT I – 388,463.70€ dhe LOT II- 282,168.25€. Punë ka shumë, por ne jemi të përkushtuar që të jemi pranë bujqve dhe ky është vetëm një nga projektet që e dëshmon një gjë të tillë!”, ka shkruar kryetari i Komunës, Latifi.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme