spot_img
HomeBUJKULatifi formoi komisione për të hetuar keqpërdorimin e mekanizmave bujqësor, ky është...

Latifi formoi komisione për të hetuar keqpërdorimin e mekanizmave bujqësor, ky është rezultati

spot_img

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se para tre ditëve ka marrë vendim për formimin e 5 komisioneve Ad-hoc, me 15 anëtarë, për verifikimin e menkanizmave bujqësor që janë shpërndarë për bujqit rahovecas.

Latifi ka thënë se këto komisione kanë verifikuar këto mekanizma të përfituar janë në shfrytëzim, apo janë shitur, siç janë bërë disa ankesa.

“Në bazë të neneve 13 dhe 58 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës, më datë: 10.02.2020, mora vendim për formimin e 5 (pesë) komisioneve Ad-hoc, me gjithsej 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, për verifikimin e mekanizmave bujqësor të shpërndarë nga Komuna e Rahovecit. Komisionet ishin të obliguara që brenda 24 orëve të inspektojnë në të gjitha vendbanimet e komunës së Rahovecit dhe të gjitha lagjet urbane të qytetit të Rahovecit, për të verifikuar përfituesit e mekanizmave bujqësorë, për të cilat pati ankesa që po keqpërdoren dhe po bëhet shitja e tyre”, ka njoftuar Kryetari i Rahovecit.

Latifi ka thënë se komisionet kanë gjetur që 0.86% e këtyre pajisjeve bujqësore janë keqpërdorur.

Pas përfundimit të punës, secili kryesues i komisionit bëri raport të detajuar dhe nga të gjeturat doli që:

“Nga 812 pajisje bujqësore, 7 prej tyre janë keqpërdorur që në përqindje i bie 0,86% në gjithë territorin e komunës së Rahovecit. Ndaj këtyre përfituesve të cilët kanë bërë keqpërdorime do të merren masa të duhura ligjore me të cilat do të dënohet ky veprim jashtë kornizave ligjore dhe etikës njerëzore. Kontrollet do të jenë sistematike dhe secili keqpërdorim do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi”, ka theksuar Latifi.

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme