spot_img
HomeBUJKULakra e Shqipërisë dominon tregun e Kosovës

Lakra e Shqipërisë dominon tregun e Kosovës

spot_img

Zhvillimi i sektorit të bujqësisë në Kosovë, po cilësohet si prioritet për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve te reja të punës.

Investimet në këtë sektor kanë shënuar rritje sidomos viteve të fundit. Megjithatë, në Kosovë shumica e produkteve bujqësore importohen nga vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, kurse eksporti është në nivel minimal.

Shumica e fermerëve, që merren me kultivimin e lakrës, shprehen mesatarisht të kënaqur sa i përket përfitimeve nga kjo kulturë bujqësore. Megjithatë, disa nga fermerët theksojnë se mbjellja e sipërfaqeve të mëdha mund do mund të sillte edhe më shumë fitime. Problemi më i madh për ta mbetet importi që ua pamundëson shitjen me kohë në Kosovë ose edhe mundësinë për eksport.

Kërkesat më të mëdha për konsumimin e lakrës janë tani në vjeshtë, pasi përgatiten dhe zahiretë e dimrit, e ndër to janë dhe turshitë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës dërguar tesheshi.com, gjatë vitit 2016 janë importuar 4.3 milionë kilogramë lakër e bardhë dhe lakër e kuqe, me një vlerë të përgjithshme prej 830.3 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 importi i lakrës ka shënuar rritje, duke u importuar rreth 4.6 milionë kilogramë lakër me vlerë prej 739.1 mijë euro.

Dhe Shqipëria mbetet aksportuesi kryesor i lakrës së bardhë dhe lakrës së kuqe në drejtim të Kosovës.

Vetëm në vitin 2018 nga Shqipëria në drejtim të Kosovës janë importuar 17.4 milionë perime me vlerë 5.7 milionë euro.

Vendet me të njohura të prodhimit të lakrës në Shqipëri janë Lushnja, Fieri dhe Divjaka, produktet e të cilave eksportohen edhe në vende të ndryshme të Evropës.

Për vitin 2016, shteti shqiptar në tregun e Kosovës ka sjellë 2.1 milionë kilogramë lakër e bardhë dhe lakër e kuqe që kapin vlerën e 431.6 mijë eurove, ndërsa sa i përket vitit 2017 është rritur importi i kësaj kulture bujqësore nga Shqipëria, duke importuar rreth 3.2 milionë kilogramë lakër me një vlerë prej 523.6 mijë eurove.

Krahasuar me rajonin, pas Shqipërisë, vendi ynë më së shumti lakër importon nga Maqedonia.

Duke iu referuar të dhënave të Doganës së Kosovës, nga Maqedonia për vitin 2016 janë importuar 2.1 milionë kilogramë lakër e bardhë dhe lakër e kuqe me vlerë prej 389.6 mijë eurove, kurse në vitin 2017 nga shteti maqedonas ka patur rënie të importit të lakrës, duke importuar rreth 1.3 milionë kilogramë lakër me vlerë 208.1 mijë euro.

Ndërsa, nga vendet e tjera Kosova importon lakër nga Turqia, Greqia dhe Holanda.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj – /tesheshi.com/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme