spot_img
HomeBUJKULajthia e Visokës, iu sjell fitime të majme fermerëve

Lajthia e Visokës, iu sjell fitime të majme fermerëve

spot_img

Në Fier kultivohen aq lajthi saqë ky rreth mund të quhet lider në këtë prodhim. E kërkuar më së shumti për ëmbëlsirat në vend dhe jashtë kufirit, fermerët shtojnë sipërfaqet çdo vit.

Rrugës së vjetër drejt Ballshit ka gjelbërimin e pafund.  Ndërthurja e kodrave të buta, fushave  dhe lëndinave të vogla me peizazhet rurale të afrojnë origjinalitetin e natyrës së egër. Djathtas rrugës nacionale, në një segment i vështirtë të çon në mbretërinë e lajthive më të mira shqiptare. Jemi në fshatin Kreshpan të Fierit, lagjja Gjorgoz, aty ku vitet e fundit, fermerët fierakë po shënojnë një histori suksesi: kultivimin e lajthive, e kërkuar nga industria e ëmbëlsirave vendase dhe botërore. Po mblidhen boçet e para te lajthive për këtë vit.

Ëngjëll Muskaj, një prej banorëve të zonës thotë se tokat e kësaj ane janë shumë të dashura për lajthinë. Në zonën e Kreshpanit, Patosit dhe një pjesë të Mallakastrës ka mikroklime ideale për këtë frut. Dhe fermerët ia kanë “blerë huqet” natyrës së zonës së tyre, duke i mbushur tokat plot me lajthinë shqiptare “visoka”. Madje një fshat të tërë e kanë pagëzuar me emrin e saj: “fshati Visokë”.

Në statistikat shqiptare te kultivimit të saj, rrethi i Fierit mbetet kontributi kryesor në vend për nga sasia dhe cilësia superiore e saj. Sot aty kultivohet lajthi në 123 ha toke, nga të cilat 35 ha janë shtuar vitet e fundit./ABC News Albania 24/7

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme