spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKur duhen konsumuar më shumë fibrat

Kur duhen konsumuar më shumë fibrat

spot_img

Dreka, sidomos në qoftë se konsumohet në zyrë, është momenti ku duhet t’i garantoni një ushqim të rëndësishëm organizmit tuaj, sepse do t’ju duhet të përballoni pjesën tjetër të ditës dhe orët e mbetura të punës. Shpesh, kur shkoni të uritur në një bar dhe merrni një pjatë kryesore ose porosisni një picë apo një sanduiç për ta ngrënë para kompjuterit, ju nuk e kuptoni se sa shumë kalori merrni dhe ç’është më kryesorja nuk ngopeni. Shpesh herë kemi dëgjuar dietologët të na këshillojnë që të ngriheni pa u ngopur nga tryeza. Megjithatë, uria duhet kënaqur gjithmonë, por pa e tepruar dhe duke zgjedhur ushqime ekuilibruese. Duke u sforcuar për ta lënë atë “çikë” vend bosh në stomak nuk bëjmë gjë tjetër veçse i hapim rrugën urisë nervore. Për të parandaluar këtë fenomen, po ju tregojmë disa të fshehta dhe ndonjë ushqim që duhet ta “privilegjoni” më shumë në mënyrë që të mos e shndërroni vaktin në një “vrasës” të rrezikshëm të linjave tuaja.

Në mesditë konsumoni një sallatë të madhe me perime dhe vaj ulliri. Sallata do të quhej ideale nëse brenda do të kishte pak rukola, domate të vogla, një patate, një qepë të prerë hollë dhe disa kokrra ullinj të zi, pasi ndikojnë në ngopje. Për ta bërë më të shijshme sallatën, mund t’i shtoni disa pika vaj ulliri, pak lëng limoni, salcë soje dhe mund ta shoqëroni me dy feta bukë të thekura shumë. Nëse drekoni në ndonjë restorant, përveç sallatës mund të merrni edhe një racion patate të furrës: sasia e lartë e amidonit që gjendet te patatet ju ndihmon të shmangni bukën.

Kujdes mos e teproni me drekën

Një të fshehtë për të qetësuar stomakun dhe për të shuar urinë nervore? Gjithmonë kur filloni të hani një vakt është mirë që ta shoqëroni me një racion të madh zarzavatesh. Kur themi të madh kemi parasysh 300 g zarzavate të ndryshme, pa e tepruar me patatet dhe karotat, që kanë të tregues të lartë glicemik. Megjithatë ndonjëherë është më mirë që sallatës t’i shtohet një patate e vogël sesa të konsumohet bukë për të mbushur stomakun: amidoni i patates frenon urinë e karbohidrateve. Zarzavateve mund t’i shtoni vetëm një lloj proteine në vakt (kështu shmangni sallatat e përziera që përmbajnë ton, mocarela dhe vezë), që në këtë rast janë bishtajoret: bizele, fasule, sojë, sipas dëshirës. Për ta bërë më të shijshëm vaktin, përdorni një lugë vaj ulliri dhe uthull molle. Përziejeni njëherë masën pastaj hidhjani sallatës. Mund të shtoni edhe një lugë susam.

Çikorja: gjethja që bën mrekulli

Çikorja është një bimë që rritet në Europë, Azi dhe Afrikën e Veriut. Ka shije të hidhur, por është e pasur me minerale, vitamina dhe përbërës aktivë. Çikores i përdoren si rrënjët ashtu edhe gjethet. Zakonisht çikorja përdoren nëpër sallata të ndryshme.

Rrënjët e çikores freskojnë lëkurën

Vuani nga eritema? Merrni tulin e rrënjëve të ziera të çikores, futini në një napë të sterilizuar dhe vendosni për disa minuta mbi zonën problematike.

Lufton celulitin

Gjethet e çikores janë të pasura me betakaroten, hekur, vitaminë C, fibra (3,6%), kalium, kalcium dhe fosfor. Kanë pak kalori, rreth 12 kalori për 100 g dhe yndyrna 0,1 g. Një nga vetitë e çikores, që e dallon edhe nga barishtet e tjera është shija e hidhur, karakteristikë të cilën ia jep acidi çikorik, i cili nxit sekrecionet që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Ngrënia e çikoreve është e këshillueshme si për të luftuar celulitin ashtu edhe për ruajtjen e ekuilibrave hidrikë. Këshillohet që të konsumohet e gjallë, duke e shoqëruar me pak kripë. Një nga vetitë e shumta të saj është edhe hapja e oreksit, rregullon funksionet e zorrëve, të mëlçisë dhe veshkave, duke nxitur sekretimin e fshikëzës së tëmthit dhe diurezën, me efekt pastrues, gjë që pasqyrohet edhe në pamjen e lëkurës. /Gazeta-Shqip.com

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme