spot_img
HomeBUJKUKur dhe me sa familje të fillohet të bletohet

Kur dhe me sa familje të fillohet të bletohet

spot_img

Nëse keni vendos të merreni me bletari, atëherë më së miri është, që përpos përgatitjeve teorike të bëni edhe përgatitjen e mjeteve dhe zgjojeve për aq sa familje dëshironi të filloni me bletu.

Bletarët e rinj, të cilët për herë të parë fillojnë të merren me bletari nuk është mirë që shkojnë me më shumë se 5-6 familje, por jo të fillojnë me një apo dy familje, sepse mund të ndodh që në dimër t`i vdesë një apo dyja, kështu që me këtë rast, mbesin pa asnjë familje dhe menjëherë zhgënjehen dhe heqin dorë nga bletimi. Po ashtu, nuk duhet që qysh vitin e parë të vjelim mjaltë nga këto familje.

Përgatitja fillon gjatë dimrit apo pranverës së hershme. Përpos numrit të zgjojeve për të cilin jemi përcaktuar duhet blerë: dy bluza me kapelë, dy palë dorëza, tymësen, levën dhe vegla tjera të domosdoshme për bletari. Pse dy kapele dhe dy palë doza? Për arsye se kur të thërrasësh personin me përvojë për të të mësuar, t`i kesh mjetet mbrojtëse për të dhe për vete.

Kur të blihen familjet e bletëve? për të blerë familjet në pranverën e hershme, ato kushtojnë shumë shtrenjtë, sepse bletarët me përvojë nuk shesin bletë në këtë periudhë pa e shfrytëzuar kullotën kryesore.

Por, edhe nëse i gjen me i ble nuk ke përvojë pë ta përcjellë zhvillimin e tyre dhe mund të ndodhë që ajo të lëshojë(roit), e ti të mos e diktosh fare dhe të mbetesh pa rrëshem dhe pa mjaltë.

Më Së miri është që fillestarët, bletët t`i blejnë në maj, qoftë rrëshem natyral ose shumë më mirë është që të blejnë rrëshema artificial, sepse këtu kemi 3 korniza pjellë të të gjitha gjeneracioneve, një kornizë ushqim dhe një polen, që përafërsisht kanë rreth 10.000 bletë punëtore dhe mëmë të re dhe të shënuar.

Këto familje, me një përkujdesje të duhur, gjatë verës do të zhvillohen në familje të forta, do të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe nëse trajtohen me kohë kundër varoas, atëherë, këto familje do të hyjnë në dimërim të sigurta dhe pa kurrfarë problemi.

Autor: Fadil Kukleci – /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme