spot_img
HomeBUJKUBimëKultivimi i rozmarinës

Kultivimi i rozmarinës

spot_img

Në qarkullim gjendet si: Gjethe e rozmarinës – Rosmarini folium

Vaji eterik i rozmarinës – Rosmarini aetheroleum

Rozmarinën si bimë aromatike dhe mjekësore e kanë përdorur popujt e vjetër. Vjen nga Mesdheu. Gjenden si bime në formë të egër gjatë tërë Mesdheut, dhe po ashtu në formë të kultivuar gjendet në të njëjtat vende.

Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike

Është shkurre e gjelbër, shumëvjeçare, sistem rrënjor shume të fuqishëm që i përshtat tokave të varfra dhe të thata. Kërcelli saj ka një degëzim të dobët, të drunjëzuara dhe pjesërisht të shtrira. I duron temperaturat e ulëta por ngricat e forta dhe erërat e dëmtojnë shumë. Fara e kësaj bimë ka një bimshmëri shumë të ulët vetëm 30-40%. Shumë gjatë vazhdon derisa mbin. Fara e humb bimshmëri në brenda 2-3 vjet. Shih në foto ne Aneks 1.

Përbërja kimike dhe përdorimi kësaj bime

Degët e gjelbër me gjethe përmbajnë 0.4-0.6% vajra eterike.

Kushtet e suksesit

Klima – Është bimë e rajoneve të nxehta dhe me diell. Ka kërkesa të veçanta për dritë dhe nxehtësi. Duron dimrat mesatar por veç në temperaturë -15°C dëmtohet shumë.

Toka – Ka kërkesa modeste për tokë, edhe në shkretëtirë mund të ketë sukses.

Kultivimi

Shumimi mund të kryhet me farë nëpërmes fidanëve, por nuk praktikohet shumë për shkak të mbishmërisë shumë të dobët. Për këtë preferohet shumimi me copëza. Copëzat mbillen në tokë të përgatitur mirë, ujiten dhe pas 15 ditëve ato rrënjëzohen. Në këto lehë të përgatitura kështu lihen deri në vjeshtë ose pranverë kur mbjellën në vend të përhershëm. Kjo formë e shumimit me copëza zakonisht kryhet kur bimët janë në periudhën e qetësisë. Më së miri herët në pranverë. Mbjellja në vend të përhershëm në vjeshtë. Gjatë verës këto fidanë ujiten, mihen, ushqehen dhe mbrohen nga dëmtuesit dhe sëmundjet.

Related image

Mbjellja me fidan – preferohet mbjellja në vjeshtë kurse ajo në pranverë vetëm atëherë kur nuk mund të kryhet mbjellja vjeshtore.  Nëse ndodh në pranverë duhet sa më herët që është e mundshme. Për shkak të përmasave të rritjes së kërcellit, distance e mbjelljes duhet të jetë gati 1mx1m.

Kujdesi

Përfshin mihjen, ushqimin dhe ujitjen.

Mihja – Ka 2 funksione, mirëmbajtja e tokës së shkrifët dhe mënjanimi barojave. Shumë e rëndësishme në fillim derisa bimët të zhvillohen dhe pastaj ato e mbulojnë hapësirën dhe nuk lejojnë zhvillimin e barojave.

Ujitja – Ka shumë rëndësi në vitet e thata. Nëse ka mundësitë ujiten 1-2 herë shumë do të ndikoj në zhvillimin e bimëve dhe rendiment.

Vjelja – Shfrytëzimi i rozmarinës fillon në vitin e dytë. Prehen kërcejtë e rinj me gjatësi10 cm dhe pastaj teren ose distilohen menjëherë. 

Rendimenti – Në 2 vitet e para preferohet vetëm mirëmbajtja e rozmarinës kurse nga viti tretë fillon vjelja e domosdoshme. Rendimenti për bimë të freskët është 3-4 ton/ha kurse bimë të tharë është 1-2 ton/ha. Nëse distilohen merren 40-45 kg vaj eterik në hektarë.

Gazeta Bujku e boton me leje të iadk.org

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme