spot_img
HomeBUJKUKultivimi i qepës së kuqe

Kultivimi i qepës së kuqe

spot_img

Mbjellja me farë

Para mbjelljes (pre sowing)

Për këtë qëllim ekziston një numër i vogël herbicidesh. Në disa vende përdoret herbicidi TREFLAN EC në dozë 1-2 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë para mbjelljes, duke futur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)

PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbirjes së qepës.

Pas mbirjes

TOTRIL në dozë 0.3-0.4 lit/ha përdoret në fazën e mbirjes së qepës. Dhe në fazën e gjetheve të para të zhvilluara.

Mbjellja me qepujka

Para mbjelljes

TREFLAN EC në dozë 1-2.5 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë para mbjelljes, duke futur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)

PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbirjes së qepës.

TENORAN 50, në dozë 6-8 kg/ha, 10 ditë pas mbjelljes.

TRIBUNIL në dozë 2 kg/ha përdoret në toka mesatarisht të rënda dhe në ato të rënda. Lufton barërat e këqija gjethegjera dhe gjethengushta.

Pas mbirjes

TOTRIL në dozë 1 lit/ha + AFALON LËNG 1 lit/ha. Ky kombinim përdoret në qepë të mbira të mbjella me qepujka.

Në qepë të dobësuara nuk përdoren këto herbicide për shkak të veprimit fitotoksik.

GOAL 1-1.53 lit/ha përdoret në fazën e tri gjetheve të zhvilluara.

Burimi: Qepa dhe Hudhra / Projekti Zviceran për Promovimin e Hortikulturës – Kosovë

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme