spot_img
HomeBUJKUKultivimi i preshit

Kultivimi i preshit

spot_img

Në krahasim me qepën preshi ka një areal me të ngushtë të përhapjes së tij. Preshi ka origjinën e ka nga Azia e Mesme. Në gjuhën shqipe njihet me emra të ndryshëm. Në Shqipëri njihet kryesisht me emrin preshi, ndërsa në Kosovë kryesisht me emrin purri.

Pjesa konsumuese e preshit është ka formë cilindrike, me kërcell të gjatë e fletë-fletë, me gjethe të lugëta e të gjata. Preshi është një bimë që mund të rritet në lloje të ndryshme të tokave por është e preferuar që ajo të kultivohet në toka ku PH 6,5-7,0.

Sa u përket kërkesave ndaj temperaturës janë të ngjashme me qepën. Megjithatë deri sa kërkesat për temperature janë të ngjashme kërkesat për lagështi dallojnë mjaft shumë. Preshi dallohet me kërkesa të mëdha për lagështi. Varësisht nga të reshurat, preshi ujitet gjatë gjithë vegjetacionit deri në vjeshtën e vonshme.

Preshi kultivohet përmes fidanit (në raste më të rralla edhe me mbjelljen direkte të farës në fushë). Përgatitja e fidanit bëhet në bazë të metodave standarde për prodhimin e fidanit (të përshkruar më lartë).  Ndërrimi i fidanëve në kushtet tona bëhet kryesisht gjatë muajve qershor

dhe korrik. Përgatitja e tokës duhet të jetë sa më cilësore. Preshi në qarkullim bimor vie në vendin e dytë (pas kulturave që janë plehëruar me pleh organik). Plehrat mineral jepen gjatë

përgatitjes së tokës për ndërrim dhe një pjesë përmes riplehrimit. Sasirat orientuese të plehut janë rreth 500 kg/ha, pleh mineral NPK (mundësisht kombinimi 7 : 14 : 21). Varësisht nga gjendja e bimëve gjatë vegjetacionit mund të jepet edhe një sasi e plehrave të azotit.

Ndërrimi i fidanëve zakonisht bëhet në distance 20 deri në 25 centimetra në rend dhe 15 deri në 20 centimetra në mes bimëve në rend. Pas ndërrimit të fidanëve, fillojnë masat e rregullta të përkujdesit (ujitja, kultivimi në mes rendeve – prashitja, eliminimi i barojave. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme