spot_img
HomeBUJKUKultivimi i patates

Kultivimi i patates

spot_img

Përgatitja e tokës për mbjelljen e patates…

Bima e patates për vet veçoritë biologjike të saj, ka kërkesa të larta për toka të shkrifta, pasi stolonet nuk kanë aftësi t’u rezistojnë pengesave mekanike, prandaj ato degëzohen dhe formojnë zhardhoket të vegjël dhe të deformuar Sistemi i punimit të tokës është në varësi të përbërjes së tokave, kushteve klimatike dhe parabimës. Thellësia e punimit në vjeshtë duhet të jetë 31-35 cm. Patatja pëlqen toka të shkrifta, pak të lidhura, subargjilore e subranore të lehta, toka torfike, të thella, subargjilore, toka të reja të shpyllëzuara, të bonifikuara, toka të lehta, jo të rënda e të ngjeshura, e përshkrueshme, me pH 4.5-7.

Qarkullimi bujqësor:

Prodhime të mira merren pas drithërave, pas bishtajoreve,bimëve livadhore 1 vjeçare e shumëvjeçare. Pas vetvetes mblidhet pas disa vjetësh, pas 5-6 vjetësh, kuptohet që jo monokulturë.

Thellësia e mbjelljes:

Në toka të lehta e të thata mbjellja bëhet më thellë (8-12 cm), ndërsa në tokat e rënda (6-8 cm). Mbjellja thellë vonon mbirjen, ndërsa ato të cekta mund të dëmtojnë mbirjen. Thellësia varet nga tipi i tokës, madhësia e farës, kushtet klimatike, etj.

Mënyra e mbjelljes:

Kjo ka të bëjë me vendosjen e tuberave në një vijë, në një thellësi e largësi, në lagështi normale, pa dëmtuar sythat mbirës. Sipërfaqja mbas mbjelljes mund të jetë e sheshtë (në toka të lehta e pak lagështi), ose kreshtë (toka të rënda e me lagështi). Hapja bëhet me gropa ose me brazda, këto të hapura me krahë, me plug..

Plehërimi i patates:

Patatja është një nga bimët bujqësore që jep prodhime të larta për njësinë e sipërfaqes. Sasia e plehut shkon mesatarisht 250-300kg/ha, prandaj ajo ka kërkesa të larta për lëndë ushqyese.Sasia më e madhe e elementëve ushqyes tërhiqen më tepër në periudhën nga fillimi i formimit të tuberave deri në lulëzim.

Luftimi i barërave të këqija:

Që luftimi i barërave të këqija të jetë më i plotë, përveç masave mekanike, të përdoret dhe lufta kimike, pra përdorimi i herbicideve. Herbicidet bëjnë efekt në fazat e para të zhvillimit të barërave të këqija, pasi me kalimin e kohës ato zhvillohen dhe u rezistojnë herbicideve. Herbicidet mund të përdoren si para mbirjes së bimëve të patates, ashtu dhe pas mbirjes së tyre.Që herbicidet të kenë efekt pozitiv, toka duhet të ketë lagështi dhe temperaturë mbi 15 grad C.

Shërbimet kulturore:

Kur bimët kanë arritur 8-10 cm lartësi, që të mbahet toka shkrifët, të ruhet lagështia, të mobilizohen lëndët ushqyese e të luftohen barërat e këqia bëhen punime mbas mbjelljes. Sipas nevojës mund të bëhet shkriftimi me kultivator e pastaj prashitja në thellësi 12-16 cm. Numri i kultivimeve e prashitjeve varion sipas gjendjes së tokës.

Mbushja (mbathja):

Për të nxitur zhvillimin e kërcejve nëntokësorë e të stoloneve që përfundojnë me zhardhok, bëhet mbathja e bimës me dhè. Ky proces stimulon stolonet që dalin nga baza e kërcellit, por rregullon dhe regjimin ujor e ajror, zhduk barërat, mbron zhardhokët nga drita, vrugu, etj. Mbushja bëhet kur bimët janë 15-20 cm pa mbyllur rreshtat bimësia. Kryhen 1-2 mbushje, sipas tokës, lagështisë, etj.Mbushja bëhet me shat ose mjete mekanike.

Luftimi i Brumbujve te Patates:

Dëmtues i vogël, por i dallueshëm, me të rriturit që kanë një trup të verdhë-portokalli të ndritshme dhe pesë vija të gjata, kafe përgjatë gjatësisë së secilës prej tyre, konsiderohet ndër më të shkatërruesit e insekteve të patateve. Larvat e saj, të identifikuara nga barku i madh me nëntë segmente dhe ngjyrë portokalli-rozë, mund të zhyten edhe në bimë të patates, duke rezultuar në humbje të rendimentit deri në 100 për qind nëse dëmi ndodh para formimit të Zhardhokeve.Brumbujt femra janë mjaft produktive dhe janë në gjendje të hedhin midis 300 deri 500 vezëve në një periudhë katër deri në pesë javë, me vezë që zakonisht depozitohen në grupe prej 30 nën gjethe pritëse. Sapo të arrijnë madhësinë e plotë, ata kalojnë në para-pupa që nuk ushqehen dhe bien në tokë për të mbushur disa centimetra poshtë dhe përtyp. Brenda pesë deri në 10 ditë, bebet e rritur dalin për të ushqyer dhe për t’u bashkuar, duke përparuar nga veza tek të rriturit për vetëm 21 ditë. Në varësi të rajonit, disa vende mund të shohin tre ose më shumë breza në sezon.

Ujitja:

Është faktor kryesor, ku patatja transpiron 0.5-2.5 litra ujë për bimë/ditë.

Kërkesat më të pakta, por të nevojshëm, i ka në mbirje. Kërkesat më të mëdha i ka në fillim të formimit te zhardhokëve deri në lulëzim. Ujitjet bëhen me brazda, me shi, me pika, ku në formë shiu është më e preferuara, por kjo e fundit nxit vrugun. Pas lulëzimit, zhardhokët shkojnë drejt pjekjes. Koha e kryerjes së ujitjes në patate përcaktohet nga zhvillimi I bimëve dhe kushtet klimatiko-tokësore. Për kushtet e vendit tone në varësi të kushteve të motit, patates mund t’i kryhen 3-4 ujitje.

Lulëzimi:

Faza e lulëzimi tregon fillimin e formimit te zhardhokëve, prandaj patatet mund të vjelen zakonisht rreth dy deri tre javë pas lulëzimit të bimëve.

Vjelja:

Vjelja bëhet kur zhardhokët kanë arritur pjekjen fiziologjike, ku bimët janë tharë e Zhardhokore kanë forcuar lëkurën (lëvoren), gjë që konstatohet duke fërkuar tuberin lehtë me gisht dhe lëvorja nuk zhvoshket. Shkulja bëhet me dorë ose mjete,plug duke pasur parasysh mos dëmtimin e zhardhokëve.

Paketimi:

Tek ne zakonisht patat mblidhen në arka të drurit apo plastike (12-15 kg) ose thasë (7-12 kg), pa shkaktuar plagosje të tyre, duke i pastruar nga dheu.

Përgatiti: Hasan Vuqiterna /Zëri i Bujkut / Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme