spot_img
HomeBUJKUKultivimi i luleve, një mundësi e mirë për punësim dhe krijim të...

Kultivimi i luleve, një mundësi e mirë për punësim dhe krijim të të ardhurave

spot_img

Papunësia dhe krijimi i të ardhurave vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore në vend. Adresimi i këtyre sfidave kërkon një angazhim dhe vullnet të akterëve kryesor që merren me zhvillimin e bujqësisë. Fatmirësisht, Kosova ka të gjitha kushtet për zhvillimin e bujqësisë, këto mundësi më së miri i shfrytëzon familja Kajtazi me kryefamiljarin Ilaz Kajtazi nga Komuna Skenderaj, fshati Klinë e Mesme.

Vite më parë, Ilazi kishte migruar në Gjermani, me qëllim përmirësimin e kushteve jetësore për familjen. Jeta larg familjes ishte e vështirë për të, prandaj edhe vendosi të kthehej në Kosovë. Pas rikthimit, në vitin 2017 bëri investime modeste në ndërtimin e një serrë të vogël për kultivim të luleve, punoi së bashku me bashkëshorten në prodhimin e luleve sezonale me një sasi prej 2,000 lule.

Familja Kajtazi kishte për qëllim që të bëhej një lidere e kultivimit të luleve, duke synuar që të rris prodhimin, llojllojshmërinë e luleve dhe daljen sa më herët në treg. Arritja e këtyre qëllimeve ishte një sfidë për ta, pasi mundësitë e limituar financiare dhe mungesa e pajisjeve nuk i’a lejonte një gjë të tillë.

Familja Kajtazi është mbështetur në kuadër të projektit për të riatdhesuar, financuar nga GIZ-i Gjerman, me grant investues sipas kërkesë së fermerit, mbështetje me nxemje qendrore për serrë, e mjaftueshme për sipërfaqen e serrës. Sot, familja Kajtazi me biznesin e tyre dhe me shfrytëzimin racional të nxemjes, këshillave dhe vizitave të përfituara arrin të prodhoj dhe shesë rreth 20,000 lule, kryesisht sezonale. Familjarisht punojmë me kultivim të luleve, ndodhë që të kemi shitje afër 300 euro ditore shprehet një nga familjaret që punon në serrë, të ardhurat na japin mundësi që të kemi një jetë më të mirë./Iadk.org/Gazeta Bujku

Image may contain: plant, flower and outdoor

Image may contain: plant, outdoor and nature

Image may contain: plant, outdoor and nature

Image may contain: plant, flower, nature and outdoor

Image may contain: plant, flower, tree, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, plant, grass, tree, outdoor and nature

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme