spot_img
HomeBUJKUKultivimi i lakrës kokë

Kultivimi i lakrës kokë

spot_img

Brasica oeraceae var. Capitata

Si për nga sipërfaqet ashtu edhe për nga rëndësia ekonomike, është njëra ndër bimët kryesore perimore në Kosovë. Kultivohet në periudha të ndryshme kohore, duke filluar nga pranvera e hershme deri në vjeshtën e vonshmet. Kultivohet në fushë të hapur.

Në Kosovë një kohë të gjatë lakra kokë është kultivuar si kulturë dytë, kryesisht pas drithërave (më së shumti pas grurit). Në raste të këtilla vjelja ka filluar në fund të tetorit dhe ka vazhduar deri në dimrin e hershëm. Shumica absolute e sasive të lakrës së këtillë është shfrytëzuar për përpunim në mënyrë tradicionale (përgatitja e lakrës turshi që është bërë për nevoja të familjes nga vet anëtarët e familjes). Kjo metodë përpunimit “shtëpiak” të lakrës kokë, edhe pse në përmasa shumë më të vogla mund të haset edhe sot në shumë vende në Kosovë (në zonat rurale).

Sipërfaqet me lakër kokë kanë qenë në vazhdimësi me pjesëmarrje të madhe në strukturën e perimeve në Kosovë. Edhe sot, krahas specit, domates, shalqirit dhe qepës është ndër bimët kryesore perimore.

Kultivimi i lakrës kokë për shumë prodhues është i rëndësishëm edhe për faktin se mund të mbillet në periudha të ndryshme dhe mundëson shfrytëzim më racional të tokës duke u mbjellë si para ose post kulturë.

Kushtet e kultivimit 

Toka

Rendimenti i lakrës varet në masë të madhe nga lloji i tokës, struktura dhe vetitë fizike, kimike dhe biologjike të tokës.

Lakra kokë sikurse lakrat tjera, mund të kultivohet me mjaft sukses në tipe të ndryshme të tokave. Megjithatë tokat përgatitja e dobët e fidanëve të lakrës (sikur edhe shumicës së perimeve tjera) është ndër faktorët kryesor që po ndikon në rendiment e ulëta dhe vonesën e fillimit të vjeljes.

Prodhimi cilësor i fidanit nënkupton përgatitjen e fidanit në module, duke përdorë substrat të përshtatshëm.

Kërkesat ndaj kushteve të mjedisit 

Kërkesat ndaj tokës

Mesatarisht të rënda me regjim të përshtatëm ujor – ajror, të furnizuara mirë e materie ushqyese, paraqesin tokat më të përshtatshme për kultivimin e lakrës.

Për kultivimin e lakrës duhet zgjedhur toka mesatarisht të rënda deri mesatarisht të lehta, me reaksion neutral deri të dobët acidik (pH 6 – 7). Vlera e pH, ka ndikim në rritjen e bimëve. Para së gjithash kjo ndikon në mundësinë e shfrytëzimit më të mire të materieve ushqyese. E gjithë kjo ndikon në rritjen e rendimenteve por edhe cilësisë së prodhimit të lakrës. Për këtë arsye është me rëndësi që çdo herë ky element duhet analizuar paraprakisht dhe masat tjera agroteknike t’i përshtaten këtij parametri. 

Lagështia

Në kuadër të kultivimit të suksesshëm të lakrës, toka (tipi, cilësia e përgatitjes së tokës) dhe menagjimi i mire i plehrave, janë faktorët kryesor që ndikojnë në rritjen e bimëve dhe rendimentin e tyre.

Lakra kokë bën pjesë në grupin e bimëve të cilat kanë kërkesa të mëdha për lagështi. Kërkesat e mëdha për lagështi mund të shpjegohen me vetitë morfologjike të saj (sistemit rrënjor të shpërndarë kryesisht në shtresat e epërme të tokës si dhe formimit mjaft të madh të masës vegjetative. Kërkesat për lagështi dallojnë varësisht nga faza e zhvillimit të bimëve, periudha kohore e kultivimit, të reshurat, plehërimi etj.

Përveç lagështisë në tokë lakrat kanë kërkesa mjaft të mëdha edhe ndaj lagështisë së ajrit. Lagështia relative (optimale) e ajrit është 70 – 90 %. Kërkesat për lagështi janë mjaft të theksuara. KFU, i tokës gjatë kultivimit të lakrës kokë duhet të jetë 70-80%. Gjithashtu, edhe kërkesat ndaj lagështisë së ajrit janë mjaft të theksuara. Gjatë gjithë vegjetacionit ajo duhet mbajtur në kufijtë 70-85%. 

Drita

Lakra kokë sikurse edhe lakrat tjera, ka kërkesa mjaft të theksuara ndaj dritës. Sidomos kërkesat për dritë janë të theksuara në fazën e fidanit, andaj bimëve (sidomos në këtë fazë) duhet siguruar ndriçim i mjaftueshëm. Lakrat janë bimë të ditës së gjatë. Më zgjatjen e ditës, shpejtohet zhvillimi i bimëve.

Kërkesat ndaj materieve ushqyese

Sa u përket kërkesave ndaj materieve ushqyese është me rëndësi të ceket fakti se lakra kokë bën pjesë në grupin e kulturave, të cilat nga toka tërheqin sasitë më të mëdha të materieve ushqyese sidomos të azotit dhe kaliumit. Kërkesat më të mëdha për materie ushqyese janë në fazën e formimit të kokave.

Lakra kokë përballon mjaft mirë koncentrimin e lartë të materieve ushqyese në tokë. Për prodhimtarinë në serra pa ngrohje është e rëndësishme të ceket se lakra kokë shfrytëzon materiet

ushqyese edhe në temperatura mjaft të ulëta, 5-7oC dhe atë pothuajse me intensitet të njëjtë. Është e nevojshme që çdo here sasia e plehrave që do të jepen të llogaritet veçmas për secilin rast. 

Kërkesat ndaj temperaturës

Lakra kokë, si edhe lakrat tjera, është bimë e klimës së freskët dhe me lagështi, që do të thotë se bën pjesë në grupin e bimëve relativisht të qëndrueshme në temperaturat të ulëta.

Lakra kokë dallohet me kërkesa të vogla ndaj temperaturës. Disa kultivar, për një kohë të shkurtë mund t’ju përballojnë temperaturat e ulëta deri në – 100C. Në përgjithësi kultivarët e vonshëm llogariten se janë më të qëndrueshëm ndaj temperaturave të ulëta se sa kultivarët e hershëm.

Fara fillon të mbijë në temperature 40C, ndërsa temperatura optimale për mbirje është 18 – 200C. Deri në fazën e formimit të kokave temperatura preferohet që të jetë 15-20oC, ndërkaq në fazën e formimit të kokave 15-18oC. Temperatura optimale për rritjen e larës është 14 – 180C. Temperaturat mbi 250C, mund te ndikojnë negativisht në rritjen dhe zhvillimin e lakrës.

Kultivimi i lakrës kokë

Lakra kokë kultivohet në forma të ndryshme. Kultivimi kryesor është në fushë të hapur nëpërmes fidanit. Më rrallë mund të haset edhe kultivimi në mjedise të mbrojtura dhe me mbjellje direkte të farës në fushë të hapur.

Kultivimi përmes fidanit 

Zgjedhja e farës – kultivarit

Varet nga qëllimi i prodhimit (i hershëm, gjysmë i vonshëm dhe i vonshëm, kushtet klimatike dhe tokësore tw regjionit ku kultivohet dhe kërkesat e tregut Kultivarët e lakrës dallohen për nga:

ngjyra madhësia dhe forma forma. Për përdorim të freskët zakonisht kërkohen kultivar me koka të vogla (rreth 1-1,5 kg). Për kultivim të vonshëm zakonisht përdoren kultivar me koka të mëdha deri ne 4 – 5 kg e më tepër. Periudha vegjetative e lakrës zakonisht llogaritet nga ndërrimi i fidanëve.

Kultivarët e hershëm arrijnë për vjelje (për afërsisht) për 60 – 80 ditë, kultivarët gjysmë të hershëm 80 – 100 ditë dhe kultivarët e vonshëm mbi 100 ditë (zakonisht 100 – 150 ditë).

Kultivarët që më tepër mund të hasen tek ne janë: Rinda F1, Grenadier F1, Pruktor F1, Minoris F1, Royale F1, Atria F1, Bravo F1, Futoški, etj. 

Përgatitja e fidanit 

Për prodhim të hershëm në fushë të hapur, fara mbillet nga mesi i shkurtit. Në mënyrën tradicionale mbjellja bëhet në leh të nxehta në të cilat vendosen rreth 4 g fare/m2. Një sasi e këtillë e farës mund të siguroj një dendësi rreth 500 fidanë/m2.

Përgatitja e këtyre leheve bëhet në forma të ndryshme (nën ose mbi tokësore). Në fund vendoset një shtresë e plehut të freskët organik (25 – 30 cm) e cila shërben si burim i ngrohjes. Mbi të vendoset një shtresë dheu (që në disa raste përzihet me një pjesë plehu të dekompozuar) në trashësi 5 – 10 cm. Në një sipërfaqe të përgatitur në këtë mënyrë vendoset fara.

Fara mbulohet me materiale të ndryshme (komina, pleh i përzier me dhe, pleh i djegur). Këto lehë mbulohen me folie plastike në formë gjysmë harku. Në kushte të tilla fara e lakrës zakonisht mbinë (mesatarisht) për 5 – 7 ditë.

Për prodhim gjysmë të vonshëm dhe të vonshëm, mbjellja e farës kryhet nga gjatë muajve maj – qershor. Mbjellja kryhet në lehe të ftohta (jo në shtretër me pleh stalle) të gjerësisë 1.2 m. Këto lehë ndërtohen në toka të pasteta nga barojat e këqija, të lehta, të pasura me materie ushqyese.

Sasi e farës për 1 m2, është përafërsisht e njëjtë me atë të prodhimit në shtretër të nxehtë (rreh 3 – 5 gr/m2), dhe pse fermerët në disa raste përdorin sasi diç më të madhe.

Gjatë përgatitjes së fidanit për këtë formë të prodhimit, nuk përdoren masa plotësuese dhe as ndonjë masë tjetër specifike për fidanë.

Këto metoda duhet zëvendësuar me metoda bashkëkohore pasi që përgatitja e dobët e fidanëve të lakrës (sikur edhe shumicës së perimeve tjera) është ndër faktorët kryesor që ndikon në rendiment e ulëta dhe vonesën e fillimit të vjeljes.

Prodhimi cilësor i fidanit nënkupton përgatitjen e fidanit në module, duke përdorë substrat të përshtatshëm për lloje të caktuara të perimeve. 

Sigurimin e temperaturës optimale Tabela. Temperatura optimale gjatë prodhimtarisë së fidanit të lakrës kokë

Ujitja e fidanëve duhet bërë me ujë që ka temperaturë përafërsisht të njëjtë me temperaturën e mjedisit në të cilin ndodhen fidanët. Gjithashtu uji, i cili përdoret për ujitjen e fidanëve, duhet të jetë i pastër në aspektin kimik dhe biologjik. Ujitjet duhet të jenë të rregullta dhe sipas nevojës. Sasia e ujit për një ujitje varet prej temperaturës dhe gjendjes së bimëve. Në përgjithësi ajo sillet në kufijtë 10 – 15 l ujë/m2, të lehës.

Disa ditë para ndërrimit të fidanëve (qoftë në serra apo në fushë të hapur, ujitjet duhet që të rrallohen në mënyrë që bimët t’i adaptohen më mirë regjimit ujor të tokës, pas ndërrimit.

Të ushqyerit e fidanëve (riplehërimi), është masë e rëndësishme. Ky element duhet të merret parasysh edhe gjatë zgjedhjes (apo përgatitjes) së substratit për mbjellje të farës. Riplehrimi i parë fillon rëndom në fazën e gjetheve të vërteta, ndërsa riplehrimi i dytë bëhet rreth dy javë pas të parit. Për ushqimin e bimëve përmes gjetheve më së miri është që të përdoren plehrat e lëngët, që janë të tretshme, disa prej të cilëve mund të kombinohen edhe me preparate për mbrojtjen e bimëve.

Ajrosja e bimëve (apo objekteve në të cilat kultivohet fidani). Gjatë kohës së ftoftë, ajrosja bëhet për një kohë më të shkurtër, rëndomtë në mesditë kur temperatura e ambientit të jashtëm është më e lartë. Ajrosja më intensive fillon në fazën e kalitjes (e cila fillon së paku 15 ditë para

ndërrimit të fidanëve), atëherë lehët apo serrat prej masave plastike shplohen tërë ditën, ndërkaq së paku 4-5 ditë para ndërrimit edhe natën.

Para ndërrimit të fidanëve është me rëndësi që të bëhet kalitja e fidanëve që nënkupton adaptimin ndaj: temperaturës, ndriçimit dhe ujitjes. Në kushtet e mjedisit të ri, në të cilën do të ndërrohet fidani.

Qarkullimi bimor

Duke patur para sysh kërkesa e mëdha të lakrës ndaj materieve ushqyese, duhet kushtuar shumë kujdes qarkullimit bimor. Kultivimi në të njëjtën sipërfaqe për disa vite rrit rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve, dëmtuesve dhe ndikon në shfrytëzimin e një anshëm të elementeve ushqyese. Për këtë arsye lakra nuk preferohet që të kultivohet në të njëjtin vend së paku për tre vite. Parakulturat më të mira për lakrën kokë janë drithërat, leguminozet, patatja etj. Në anën e tjetër ajo është parakulturë e mirë për shumicën e bimëve tjera perimore.

Përgatitja e tokës për ndërrimin fidanëve 

Për mbjelljen e fidanëve në pranverë të hershme, toka duhet lëvruar menjëherë pas largimit të parakulturës. Nëse kjo kohë nuk përputhet me kohën e lëvrimit të thellë vjeshtor, atëherë duhet bërë edhe një lëvrim i thellë vjeshtor, zakonisht në thellësi rreth 30 cm. Në pranverë nëse konsiderohet që toka është më e ngjeshur, atëherë do të ishte e preferuar që të bëhet një lëvrim i cekët, e më pas punimi plotësues i tokës (trinimi, piatimi etj).

Tek mbjellja e lakrës si kulturë e dytë (postkulturë), përgatita e tokës duhet bërë menjëherë pas largimit të parakulturës. Meqenëse zakonisht gjatë kësaj kohe (në korrik) mbretërojnë temperatura të larta dhe më pak të reshura, duhet pasur kujdes që të gjendet momenti i përshtatshëm (para së gjithash duhet pasur kujdes që lagështia në tokë të jetë optimale, në momentin e punimit të saj).

Ndërrimi i fidanëve

Është shumë me rëndësi që fidanët të ndërrohen së bashku me dhe (jo me rrënjë të zhveshura), Fidanët e këtillë mund të ndërrohen diç më herët se sa fidanët e prodhuar në shtertërit tradicional për fidan.

Fidanët arrijnë për ndërrim, në kushte normale për 30-45 ditë pas mbirjes. Fidanët duhet të jenë vitale, të shëndosha, me së paku katër gjethe mirë të zhvilluara dhe me sistem rrënjorë gjithashtu mirë të zhvilluar. Duke ju falënderuar asortimanit mjaft të gjerë të hibrideve që sot mund të gjenden në treg, është e mundur përshtatja mjaft e mirë e prodhimit të lakrës gjatë gjithë vitit, varësisht nga kërkesat e tregut. Ndërrimi i fidaneve për prodim të hershëm, bëhet sa më herët që të jetë e mundur. Po sa kushtet klimatike dhe tokësore të lejojnë përgatitjen e tokës p mbjellje.

Në kushtet tona kjo arrihet nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit. Distancat e mbjelljes janë

më të dendura se sa tek mbjellja e vonshme dhe sillet 40-60 në mes rendeve dhe 30-40 cm në mes bimëve në rend. Për prodhim të vonshëm të lakrës ndërrimi i fidanëve bëhet gjatë muajit korrik (zakonisht në dekadën e dytë dhe tretë të muajit korrik).

Distancat e mbjelljes varen nga mënyra e kultivimit tipi i tokës. Zakonisht ato sillen rreth 70 cm në mes rendeve dhe 50 – 60 cm në mes bimëve në rend.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit

Zakonisht pas 1 – 2 dite, varësisht nga lagështia në tokë fillon regjenerimi i sistemit rrënjor. Gjatë kësaj kohe (dy – tri dit pas ndërrimit),duhet kontrolluar sipërfaqen dhe të bëhet plotësimi i vendeve në të cilat nuk janë zënë fidanët.

Me qëllim të parandalimit të paraqitjes së barojave dhe formimit të shtresës së palejueshme (“kores) në sipërfaqe të tokës është e preferuar që të bëhet kultivimi (prashitja) në mes rendeve, deri sa sipërfaqja në mes rendeve nuk mbulohet nga bimët.

Ujitja e bimëve të larës është masë e domosdoshme agroteknike gjatë kultivimit Kërkesat e lakrës për lagështi janë të mëdha dhe atë në të gjitha fazat e rritjes së bimëve. Megjithatë momentet më kritike janë:, posaçërisht në fazën: pas ndërrimit të fidanëve, formimi i kokave dhe rritja e kokave.

Afatet dhe normat e ujitjes caktohen në bazë të kushteve klimatike, tipit të tokës dhe gjendjes së bimëve.

Mënyrat e ujitjes mund të jenë: me brazda, nw formë shiu dhe pikë – pikë. Ujitja pikë – pikë mënyrën më të përshtatshme të ujitjes së perimeve në përgjithësi. Përmes kësaj metode mund të kontrollohet doza e ujit dhe të plehrave që planifikohen tu jepen bimëve në faza të caktuar. Kjo mundëson arritjen e rendimenteve ë larta dhe me cilësi më të mirë. Gjithashtu është me i vogël rreziku nga ngjeshja e tokës, erozioni dhe shpëlarja e elementëve ushqyes nga toka.

Megjithatë në prodhimin e lakrës përdorimin e ujitjes me pika duhet analizuar nga aspekti ekonomik dhe koha e prodhimit.

Bazuar në këtë duhet planifikuar dhe implementuar ujitjen. Dozat dhe numri i ujitjeve caktohen për çdo rast të veçantë, në bazë të kushteve klimatike, tipit të tokës dhe gjendjes së bimëve. Orjentimisht norma optimale e ujitjes është rreth 40 l/m2. 

Të ushqyerit e bimëve

Është shumë e rëndësishme që të bëhet analiza paraprake e tokës, në mënrë që të përcaktohen drejt dozat e plehërimit. Royale F1 Kërkesat e lakrës për materie ushqyese janë të mëdha në të gjitha fazat e rritjes dhe zhvillimit të saj. Lakra reagon mjaft mirë në plehërimin me pleh organik. Tek mbjellja e hershme shpërndarja e plehrave organik (40 – 60 t/ha) bëhet para lëvrimit themelor. Tek mbjellja e vonshme gjithashtu mund të aplikohen plehrat organike por me kusht që ato të jenë të dekompozuara (“djegur”), në sasi prej 20 -30 t/ha. Me përdorimin e tij do të përmirësohen vetitë fizike, kimike dhe biologjike të tokës me çka do të krijoheshin kushte për prodhim të suksesshëm.

Tek mbjellja e hershme, nga sasitë e përgjithshme të parapara të plehrave komplekse (NPK), 2/3 shpërndahen në vjeshtë para lërimit themelor, ndërsa 1/3 e plehrave NPK shpërndahen para punimit plotësues (pranveror) të tokës. Tek lakra kokë përveç që është e rëndësishme që plehrat të jenë në sasi të mjaftueshme ato duhet të jenë mirë të balancuara. Në rastet kur raporti në mes

materieve ushqyese nuk është i mirë mund të formohen koka të shkrifta dhe kompaktësi jo të mirë, që mund të ndikoj mjaft në vlerën tregtare të lakrës kokë.

Me rendiment prej 100 kg lakra kokë nga toka tërhjek , 0,35 kg N, 0,15 kg P2O5, 0,50 (që përafërsisht është raport 2 : 1 : 3). K2O dhe 0,07 kg MgO. Autor të ndryshëm rekomandojnë sasi

orientuese të ndryshme varësisht nga koha e kultivimit dhe rendimentit të planifikuar: 130 – 310 N, 45 – 100 P2O5, 160 – 400 Kg K2O, 75 – 165 CaO dhe 25 – 55 MgO kg/ha (Lesic et al, 2004).

Vjelja e lakrës kryhet në mënyrë sukcesive (zakonisht në 1 – 2 “ndërhyrje). Vjelja fillon kur kokat arrijnë madhësinë, formën, ngjirën dhe fortësinë e nevojshme. Kultivarët e hershëm vilen në disa faza, ndërsa kultivarët gjysmë të vonshëm dhe të vonshëm vilen zakonisht në një ose në dy faza. Është me rëndësi që vjelja të kryhet kur kokat janë sa më të terura, për arsye se nëse janë të lagura prishen më lehtë.

Pas vjeljes (e cila kryhet me mjete prerëse), pastrohen nga gjethet e jashtme, gjethet e dëmtuara apo të sëmura dhe si të këtilla paketohen dhe përgatiten për treg. Është i njohur fakti se bima e lakrës është mjaft e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta.

Megjithatë kjo qëndrueshmëri është mjaft shumë e përkohshme, pasi që nëse temperaturat e ulëta zgjasin për kohë më të gjatë mund të vjen deri tek ngrirja e bimëve.

Vjelja duhet të filloj më së largu në kohën kur temperaturat ka rrezik që të jenë edhe më të ulëta se – 4o deri në – 5O C. Përveç vjeljes me dorë në sipërfaqe të mëdha vjelja kryhet në mënyrë të mekanizuar. /Gazeta Bujku

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme