spot_img
HomeBUJKUKultivimi i kërpudhave

Kultivimi i kërpudhave

spot_img

Autore: Msc. Besnike Aliaj

Në vendin tonë deri tani kultivimi i kërpudhave nuk ka gjetur përhapje të madhe, prandaj dhe nuk ka ndonjë traditë të veçantë. Janë përdorur vetëm kërpudhat e rritura në gjendje spontane, nëpër livadhe e pyje. Është pikërisht kërpudha Psalliota hortensis, që njihet më shumë në vendin tonë, pasi llojet e tjera janë konsideruar gjithmonë helmuese e të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sot në botë numri i kërpudhave të kultivuara rritet nga viti në vit, si dhe përmirësohen teknikat e kultivimit të tyre. Por në vendin tonë mungon informacioni bazë për këto teknika, për tu bërë e mundur kështu rritja e mundësisë së kultivimit të tyre. Në fakt nuk është  e mjaftueshme që vetëm të kesh një micel të mirë, por është e nevojshme të njihet edhe substrati më i përshtatshëm, për të filluar me sukses kultivimin e kërpudhave, i cili i përket shkencës së mykologjisë, që të futet e të thotë fjalën e saj në këtë fushë të eksperimentimit.

Kultivimi i kërpudhës së livadhit në kushte industriale

Kërpudha e livadhit (Prataiolo), njihet edhe me termin “champingon” dhe pa dyshim është ndërmjet kulturave më të vjetra të kërpudhave e më e përhapura në Evropë dhe ne Amerikë. Situata aktuale paraqitet shumë më e mirë se në të kaluarën, për motive të ndryshme. Kultivimi modern i kërpudhës së livadhit nuk përdor më metodat e vjetra, por thasë cilindrike ose blloqe me peshë të përcaktuar të cilët padyshim janë më komode për t’u përdorur, në krahasim me shtretërit e vjetër të kulturës. Me këtë mënyrë kultivimi, pastërtia e lokalit, realizohet shumë më shpejtë se është më pak e kushtueshme. Teknologjitë e reja kanë bërë të mundur që kultivimi i kërpudhës së livadhit të bëhet jo vetëm nëpër shpella, por edhe në serra të klimatizuara e të automatizuara. Franca ka qenë djepi i këtij lloj kultivimi, e cila është edhe sot në nivel më të avancuar në drejtim të mekanizmit dhe automatizimit të këtyre impianteve. Për të bërë të mundur fillimin e kultivimit të kërpudhës së livadhit, është e nevojshme të zgjidhet një mjedis i përshtatshëm, p.sh. një shpellë, si dhe të zotërohet një minimum i mundshëm përvoje për fungikulturën. Shpellat duhet të pajisen me një impiant të posaçëm ndriçimi, për të bërë të mundur kontrollin e fazave të ndryshme të zhvillimit të kërpudhës, si dhe me një impiant hidrik, që shërben për sigurimin e një pastërtie normale të mjedisit dhe për njomjen e substratit.

Vendi i kultivimit

Zgjedhja e vendit të kultivimit konsiderohet faktor me rëndësi shumë të madhe, që mund të favorizojë ose të pengojë plotësisht ciklin e prodhimit të kërpudhës. Pjesa më e madhe e prodhimit të kërpudhës së fushës në vende të tjera merret nga shpellat natyrale ose të hapura për motive të ndryshme të cilat edhe mund të zmadhohen sipas nevojës.

Disa kultivues për këtë qëllim përdorin me rezultate të mira kapanonet prej çimentoje ose serrat, të cilat praktikisht duhet të privohen nga rrezet e dritës, si dhe të pajisen me impiante të ajrit të kondicionuar për rregullimin e temperaturës dhe të lagështisë. Kërpudha ka nevojë gjithmonë për oksigjen, si ditën ashtu edhe natën, sepse nuk fotosintezohet. Në shpella nëpër vende të caktuara vendosen ventilatorë të vegjël, që qarkullojnë ajrin, si dhe një ventilatorë i madh, i cili lidhet me një numer tubash najloni me brima, të cilat shpërndajnë ajrin te të gjitha repartet dhe degëzimet e shpellës së mbjellë.

Substrati i kultivimit

Për rritje dhe zhvillim normal, kërpudha e livadhit preferencat më të mëdha i ka për plehun e kuajve. Vite me radhë, kultivuesit e kërpudhave në vende të tjera janë përpjekur të sigurojnë një produkt të tillë nëpërmjet një serre përzierjesh, që favorizojnë së pari fermentimin aerobik e me pas anaerobik dhe kanë mundur të përgatisin një substrat të përshtatshëm. Si pasojë e një fermentimi të tillë, masa e materialit organik (plehut) arrin temperaturë mbi 60 °C. Më pas, kjo mas sterilizohet duke përgatitur në këtë mënyrë, substratin e ardhshëm për kultivimin e kërpudhave. Substrati i përgatitur në ketë mënyrë, transportohet ne brendësi të shpellës dhe vendoset grumbuj ne formen e kurrizit te gomarit. Në vazhdim bëhet inokulimi me micelin e kërpudhës i cili brenda dy ose më shumë javësh mbulon gjithë substratin. Në këtë periudhe duhen marrë masa për mbulimin e tij me tokë me natyrë kalcike. Kjo masë plehu që vazhdon të fermentohet akoma në brendësi të saj ka temperaturë mbi 25°C, e cila krijon mundësi për zhvillimin e micelit apo farës së kërpudhës.

Kritere tjera të rëndësishme në kultivimin e kërpudhave janë:

Faza e inkubacionit

Dherishtja mbuluese

Prodhimi

Temperatua

Ajrosja

Ujitja

Vjelja

Pastrimi i shtretërve

LLOJET E MICELIT

Përgatitja e micelit është një operacion mjaft i rëndësishëm, i cili si rregull bëhet në laboratorë të specializuar. Firmat prodhuese të tij nuk publikojnë faktikisht asnjë nga teknikat e përgatitjes së micelit, ndërkohë që janë shumë xheloze ndaj arritjeve në këtë fushë.

Miceli ose siç mund të quhet ndryshe, “fara” e kërpudhës, zakonisht konsiderohet një shprehje e gabuar, sepse miceli nuk fitohet nga bashkimi i sporeve ose i farave, por nga bashkimi i “hifeve”, d.m.th nga bashkimi i një lloj cope. Kërpudhat, si rregull, prodhojnë spore të dy tipeve ose, më mirë, të dy sekseve, që nga shkenca e mykologjisë përcaktohen me shenjat (+) dhe (-).  Miceli që mund të blihet në treg  është produkt që dëmtohet lehtë, nëse nuk ruhet në mjedise frikoriferike, në 2-4 °C. Por edhe në këto kushte miceli vjeterohet.

Parazitët kryesorë janë:

Parazitët bimorë dhe

Parazitët shtazorë.

LLOJET E KËRPUDHAVE

 LLojet e kërpudhave janë:

Kërpudhat helmuse: Qeleposhja, Amanita e gjelber, Rosula, Rosulahifoloma etj.

Kërpudhat ushqyese: Barkuqja, Barkuqja e verdh, Barkuqja e pyllit, Sorkadhja etj. /Gazeta Bujku

 

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme