spot_img
HomeBUJKUKultivimi i bletëve dhe prodhimi i mjaltës

Kultivimi i bletëve dhe prodhimi i mjaltës

spot_img

Përfituesja Sehare Tafaj është nga fshati Grejkoc, Komuna Suharekë. Duke pasur parasysh se veprimtaria e bletarisë është një sektor mjaft premtues pasi qe produktet e këtij sektori përdoren si për konsum normal gjithashtu edhe në aspektin shëndetësor, dëshiroj që të bëjë shtimin e prodhimit të mjaltës si rrjedhojë e kësaj edhe shtimin e koshereve të bletëve. Si pasojë erdhi edhe aplikimi për grant ne Projektin SUSl-LDF tha Sehare Tafa.

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Në veprimtarinë që e udhëheq Seharja janë të angazhuar e gjithë familja që nga viti 2012. Në fillim kishte tre shoqëri bletësh dhe me rritjen e dëshirës dhe aftësimit profesional derisa arriti të rrisë numrin e shoqërive dhe të marre 15 kg mjaltë nga një shoqëri bletësh. Ëndrra e saj për zgjerimin e biznesit u bë realitet në vitin 2015 ku Seharja fitoi grantin nga projekti SUSI LDF II, dhe nga ky grant ajo përfitoi renovimin, izolimin e dhomës së punës 16 m2 dhe blerjen e pajisjeve si: centrifuge elektrike, koritë ,ngjitës petash, mbajtëse për bletë dhe koshere antivaro. Shuma totale e projektit të fituar në 2015 është në vlerë prej 3,218. 00 Euro, kontributi i LDF-së në vlerë prej 2.568.00 Euro ndërsa kontributi i përfitueses në vlerë prej 65000 Euro. Pas përfitimit të grantit përfituesja pati një sukses mjaft të madh ku në vitin 201 7 nga 27 familje bletësh ajo nxori rendiment prej 290 kg mjaltë, 1 kg polen dhe 0.2 kg propolis.

No photo description available.

Falë përkushtimit në punë, Seharja përsëri në vitin 2018 përfitoi grantin nga projekti SUSI- LDF 2 më shumë totale të projektit 4,228.00 Euro. kontributi i LDF- së ne vlerë prej 2, 537. 00 Euro dhe kontributi i përfitueses në vlerë prej 1,691.00 Euro, me përfitim të: 10 copë shoqëri të bletëve, shkrirëse elektrike të dyllit, aparat për trajtimin e bletëve kundër varos, 10 copë koshere LR, 5 koshere DB, 10 copë nukleusa 3×3, 4 kanta inox për grumbullimin dhe ruajtjen e mjaltit, mbajtëse hekuri për koshere, refraktometër etj. Aktualisht ajo ka rritur numrin e shoqërive të bletëve në 39 copë, dhe këtë vit ka marrë rendiment 350 kg mjaltë, të ardhurat në familje ka rritur në vlere prej 4,200 Euro. Gjithashtu pjese e suksesit të biznesit të përfitueses është edhe plotësimi i dy vendeve të reja të punës të gjinisë femërore.

Biznesi i Sehares ka rëndësi të veçantë në ruajtjen e ambientit e gjithashtu ndikon në kultivimin dhe zhvillimin e tij pasi që bleta e mbledh polenin ku ajo ndikon në bashke dyzimin e të gjitha luleve mes tyre. Si fermere mjaft e përkushtuar në sektorin e bletarisë ka siguruar një treg mjaft të sigurt në shitjen e mjaltit në rrethinën e Suharekës. Me përdorimin e metodave të reja të nxjerrjes së mjaltit, është rritur kualiteti i mjaltës ku ka ndikuar që prodhimet e saj të jene konkurrente me bletarët në rajon./Gazeta Bujku/ Local Development Fund- LDF

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme