spot_img
HomeBUJKUKultivimi i arrës në Kosovë

Kultivimi i arrës në Kosovë

spot_img

Arra si kulturë pemëtare është me një rëndësi të shumëfishtë sidomos në vlerën e saj ushqyese, merr pjesë mjaftë në industrinë ushqimore, industrinë për përpunimin e drurit, si dhe industrinë kimike kryesisht të ngjyrave. Si kulturë arrën e gjejmë në shumë shkrime të vjetra por të kultivuar në ekonomit familjare si pemishte rrallë herë e gjejmë, por edhe nëse gjendet nuk përshkruhet si pemishte e veçantë. Duke e parë rendësin e saj ekonomike në ushqim, industri të drurit dhe asaj kimike edhe në Kosovë ka filluar të kultivohet në mënyrë të organizuar dhe tani kemi afër 200 hektar me kulturën e arrës si pemishte. Pemishtet janë të shpërndara nëpër tërë territorin e Kosovës dhe ky interesim për rritjen e sipërfaqeve të arrës vjen nga interesi ekonomik i pemëtarëve.

Nëse llogaritet që jetëgjatësia prodhuese e arrës së shumuar në mënyrë vegjetative do të jetë 50 vite dhe një prodhimtari vjetore prej 4.5 t/ha del se është një llogari mjaft e mirë për kultivuesit (pemëtarët). Një interes tjetër që vlen të përmendet është se nuk kërkon një përkujdesje dhe kosto të madhe gjatë vegjetacionit por edhe gjatë gjithë ciklit jetësor.

Për të mësuar më shumë rreth kultivimit të arrës, përgatitjen e tokës, blerjen e fidanëve dhe kujdesin ndaj tyre, ndiqni një video më poshtë që e tregon më në detaje këtë proces.

Kjo video është përgatitur nga Shërbimi Këshillues për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Kosovës, me qellim te edukimit te fermerëve te interesuar për kultivimin e arrës. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme