spot_img
HomeBUJKUKultivarët e qershisë 

Kultivarët e qershisë 

spot_img

Në botë kultivarët e qershisë arrijnë deri në shifrën 2000. Në bazë të fortësisë së tulit ato mund të klasifikohen: 

Kultivarë tulfortë: Bigarreau, B.Burlat, Bing, B.Hardy Giant,B.Van, B.Hedelfingen, B.Napoleon, Edessa.

Kultivarë tulë butë: futen një grup kultivarësh Italian, Stella, Starkrimson etj.

Klasifikim tjetër është ai që bazohet në kohën e pjekjes dhe në këtë rast kultivarët dallohen në të hershëm, të mesëm dhe të vonë.

Kultivarët e hershëm 

Precose del marcato (e hershme e tregut) Origjina: Itali 

Pema: ka rritje mesatare të fuqishme, hyn shpejt në prodhim dhe është prodhimtare.

Fruti: i vogël, sferik i shtypur, me ngjyrë të kuqe dhe tul të kuq e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: 10 ditëshi i parë i Majit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Përhapja: e kufizuar.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij kultivari janë: Napoleon, Polumina, Lustrina, Bondi etj.

Karakteristika të tjera: preket nga ngricat e hershme të pranverës.

Precoce di Magio (e hershme e Majit)

Origjina: Itali

Pema: mesatarisht të fuqishme dhe me prodhim mesatar.

Fruti: i vogël, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe dhe tul të kuq e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: 15 Maji.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Përhapja: e kufizuar.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij kultivari janë: Napoleon, Polumina, lustrina, Bondi etj.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për hershmërinë e pjekjes por frutat nuk i rezistojnë shumë transportit dhe ruajtjes.

Bigarreau H. Burlat

Pema: mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhim të rregullt.

Fruti: i madh, me ngjyrë të kuqe të zënë dhe tul të kuq e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: 15 Maji.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim

Përhapja: e kufizuar.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij

kultivari janë: Marmotte, Van, Lambert etj.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për hershmërinë e pjekjes dhe frutat që i rezistojnë shumë transportit dhe ruajtjes.

Bigarreau Morreau (Librazhdi)

Pema: mesatarisht të fuqishme dhe me prodhim mesatar.

Fruti: i madh, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe deri në të zezë dhe tul të kuq e të fortë e të lëngshëm që nuk shqitet nga bërthama.

Koha e pjekjes: 15 Maji.

Përdorimi: për konsum të freskët.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij kultivari janë: Van, B.S.hardy Giant, Marmotte.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për hershmërinë e pjekjes dhe frutat që i rezistojnë transportit dhe ruajtjes.

Durone Nero 1

Origjina: Italia.

Pema: truplartë me lulëzim të vonë dhe me prodhim mesatar.

Fruti: i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe të errët dhe tul të kuq, të fortë e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: fundi i Majit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave dhe i rezistojnë transportit dhe ruajtjes.

Durone Nero 2

Origjina: Modena,Itali.

Pema: truplartë me lulëzim të vonë dhe me prodhim të lartë.

Fruti: i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe të errët dhe tul të kuq, të fortë, të lëngshëm dhe aromatik.

Koha e pjekjes: 10 ditë më vonë se D.Nero

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave dhe i reziston transportit dhe ruajtjes.

Veçori biologjike: pajlmues i këtij kultivari është Napoleon.

Burlat C1

Origjina: seleksionim klonal në Institutin e Frutikulturës në Romë, Itali.

Pema: mesatarisht e zhvilluar dhe me prodhim të lartë.

Fruti: mesatar (6.5 gr), në formë zemre, me ngjyrë të kuqe të zezë dhe tul të kuq të lëngshëm.

Koha e pjekjes: 15 ditë më herët se D.Nero2.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim.

Përhapja: e kufizuar.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij kultivari janë: Moreau, D. Nero.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për fruta me cilësi dhe prodhim të lartë.

Durone Nero 2, C1

Origjina: seleksionim klonal në Institutin e frutikulturës në Romë, Itali.

Pema: me zhvillim më të dobët se D.Nero 2.

Fruti: mesatar (6.5gr), në formë zemre, me ngjyrë të kuqe të zezë dhe tul të kuq e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: 10 ditë më vonë se D.Nero

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Veçori biologjike: pjalmues të këtij kultivari janë: Moreau dhe Napoleon.

Schattenmorelle

Origjina: Gjermania.

Pema: me zhvillim mesatar, me lulëzim të vonë dhe prodhim të lartë.

Fruti: mesatar, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe të zezë dhe tul të kuq, të lëngshëm e të athët.

Koha e pjekjes: 5 ditë më vonë se D.Nero

Përdorimi: prodhim marmalate dhe lëngjesh.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Stella

Origjina: Kanada (hibrid Lambert x John).

Pema: truplartë me prodhim të mirë.

Fruti: i madh, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe të errët dhe tul të kuq të fortë.

Koha e pjekjes: 10 ditë më vonë se D. Nero

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Veçori biologjike: është kultivar autofertil.

Summit

Origjina: Kanada (hibrid Van x Sam).

Pema: e fuqishme, me lulëzim të rregullt dhe prodhim të lartë.

Fruti: shumë i madh (14gr), me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe tul të kuq të fortë e të lëngshëm.

Koha e pjekjes: më vonë se D.Nero 1.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe prodhim lëngjesh.

Sunburst

Origjina: Kanada (hibrid Van x Stella)

Pema: mesatarisht e zhvilluar, me lulëzim të vonë dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: shumë i madh (13gr), i rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe të errët dhe tul të kuq e të fortë.

Koha e pjekjes: më vonë se D. Nero 1.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Veçori biologjike: është kultivar autofertil.

Vittoria

Origjina: Verona, Itali.

Pema: e zhvilluar me prodhim të lartë.

Fruti: mesatarisht i madh, i rrumbullakët, me ngjyrë të kuqe të errët dhe tul të kuq e të fortë.

Koha e pjekjes: 15 ditë më vonë se D. Nero

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave dhe mund të vilet i mekanizuar.

Veçori biologjike: është kultivar autosteril dhe pjalmohet me kultivar Burlat.

Nero di Vignola (Drenova)

Origjina: Itali.

Pema: e zhvilluar me prodhimtari të lartë e të rregullt.

Fruti: i madh, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe të errët në të zezë dhe tul të kuq e të fortë.

Koha e pjekjes: java e parë e Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët.

Kultivarë të vonë

Van

Origjina: Kanada.

Pema: e zhvilluar dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: i madh, oval, me ngjyrë të kuqe dhe tul të kuq, të fortë dhe të ëmbël.

Koha e pjekjes: më vonë se D. Nero 1.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Veçori biologjike: pjalmohet me kultivarët: Bing, B.S.H Giant dhe Napoleon.

Hedelfingen (Odria)

Pema: e zhvilluar dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: i madh, në formë zemre, me ngjyrë të kuqe dhe tul të kuq, të fortë, të ëmbël lehtësisht të athët dhe shumë i shijshëm.

Koha e pjekjes: pas 10 Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave dhe qëndrueshmëri në transport-ruajtje.

Veçori biologjike: pjalmohet me kultivarët Burlat dhe Napoleon.

Napoleon (Dibra)

Pema: mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: i madh, në formë zemre me majë të rrumbullakët, me ngjyrë trëndafili me nuancë të kuqe. Tuli është i verdhë i hapur, i fortë, të ëmbël lehtësisht të athët dhe shumë i shijshëm.

Koha e pjekjes: pas 15 Qershorit.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave dhe qëndrueshmëri në transport-ruajtje.

Veçori biologjike: pjalmohet me kultivarët Bella di Barbandi dhe Van.

Belice e zezë

Pema: e zhvilluar dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: i madh, në formë zemre me majë të rrumbullakët, me ngjyrë të zezë. Tuli është i ëmbël, i lëngshëm dhe shumë i shijshëm.

Koha e pjekjes: 10 Qershori.

Përdorimi: për konsum të freskët dhe përpunim industrial.

Karakteristika të tjera: vlerësohet për cilësi të frutave.

Dollmas

Origjina: kultivar autentik Elbasanas.

Pema: mesatarisht e zhvilluar dhe prodhimtari të lartë.

Fruti: i madh, me ngjyrë të kuqe me nuanca të verdha. Tuli është i fortë, i ëmbël, i lëngshëm dhe shumë i shijshëm.

Kultivarë të tjerë të qershisë janë:

Qershia e Podës, Cerckës, Xhakrosa e Burrelit, Kërraba, Mushqetas, Pëllumbas, Fikas, Shëngjergj, Luznia, Krapie, Zhitonit, Krisja e Nepravishtës etj. Të cilat paraqesin vlera të veçanta gjenetike, agronomike dhe tregtare. /Gazeta Bujku 

Pemëtaria Speciale / Zyra bashkëpunuese MASHT/DANIDA

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme