spot_img
HomeBUJKUKultivarët e lajthisë

Kultivarët e lajthisë

spot_img

Në botë ekzistojnë shumë kultivarë lajthie: Me origjinë nga Ponti janë: Extra Jagli, Tumbul Jagli, Sivri Jagli, Pallaz, Madem etj. Spanjolle: Negretta. Italiane: Tonda Delle Langhe, Gentile Delle Langhe, Gentile di Viterbo, Commune etj. Franceze: Cosford, Princesse, Royale etj. USA: Barcelona dhe Negretta.

Extra Jagli. Bima është mesatarisht e zhvilluar dhe i duron të ftohtit. Fruti është i vogël, në formë sferokonike, me peshë 1.7 gr, me ngjyrë të kuqërremtë dhe guackë të hollë të thyeshme. Thelbi është i plotë, i shijshëm. Thelbi përfaqëson me më yndyra dhe zë 55% të frutit.

Sivri Jagli. Fruti është i vogël me peshë 1.7 gr, në formë të zgjatur me majë të holluar, me ngjyrë të kuqërremtë të hapur dhe guackë të hollë e lehtësisht të thyeshme. Thelbi është i plotë, i shijshëm dhe zë 56% të frutit.

Tumbul Jagli. Bima është mesatarisht e zhvilluar. Fruti është mesatar, në formë sfero konike, me peshë 1.74 gr, me ngjyrë të kuqërremtë dhe guackë të hollë të thyeshme. Thelbi është i plotë, i shijshëm dhe zë 53% të frutit.

Pallaz. Bima është e zhvilluar. Fruti është mesatar, në formë konike të shtypur, me peshë mbi 2gr, me ngjyrë të kuqërremtë dhe guackë të hollë të thyeshme. Thelbi është i plotë, i shijshëm, vajor dhe zë 54% të frutit.

Madem. Bima është e zhvilluar sidomos në kushte të ujitshme. Fruti është mesatar, në formë pyke të zgjatur, me peshë 2.11 gr, me ngjyrë të kuqërremtë dhe guackë të trashë. Thelbi është i plotë, i shijshëm, i yndyrshëm dhe zë 44% të frutit.

Negretta. Bima është e zhvilluar dhe rekomandohet si pjalmues i mirë i kultivarëve me origjinë nga Pondi. Fruti është mesatar, në formë pyke të zgjatur e të shtypur,me peshë 1.96 gr, me ngjyrë të kuqërremtë dhe guackë të trashë që thyhet me vështirësi. Thelbi është i plotë, mesatarisht i shijshëm, i yndyrshëm dhe zë 43% të frutit.

Kultivar tjetër përmendim Visoko i cili vlerësohet për cilësi shumë të mira organoshijuese. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme