Search

Kujdesuni për zemrën nëpërmjet një diete ushqimore të shëndetshme

96

Një nga faktorët kryesorë që ndikon në shëndetin e zemrës si dhe në reduktimin ose jo të disa faktorëve të rrezikut për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, është dieta ushqimore.

Ju njohim me disa ushqime, konsumi i së cilëve redukton presionin arterial, trigliceridet dhe nivelet e kolesterolit, të gjithë këta, faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës:

 Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitaminë K dhe nitrat

Çaji jeshil është i pasur me polifenole dhe katekina

Vaji i peshkut përmban acide yndyrore omega-3

Vaji i Ullirit –li pasur me antioksidantë & yndyrna të pangopura

Manaferrat janë të pasura me antioksidantë gjithashtu reduktojnë inflamacionin

Avokadot janë të pasura në yndyra të pangopura & kalium dhe reduktojnë rrezikun e sindromës metabolike

Arroret, farat dhe bishtajorët janë të pasur me fibra qe reduktojnë inflamacionin

Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë si flavonoidet te cilat reduktojnë rrezikun e krijimit të pllakave të kalcifikuara duke parandaluar sëmundjet e arterieve koronare

Domatet përmbajnë likopen i cili redukton rrezikun e atakut kardiak si dhe rrit vlerat e kolesterolit “të mirë”, HDL.

Hudhra dhe komponentët e saj shërbejnë si “hollues” të gjakut.

Përgatiti: Anila Kalleshi – Dietologe dhe nutcionicste

Gazeta Bujk e boton me leje të autores https://www.facebook.com/AnilaKalleshi




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *