Search

Kujdes nga i nxehti afrikan! Temperatura deri në 39 °C

97

Një valë e të nxehtit afrikan pritet ta godet Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore.  Sipas parashikimeve fusha e presionit të lartë që do të formohet mbi rajonin e Mesdheut, do të kushtëzojë me mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.

E diela dhe fillimi i javës se ardhshme me konkretisht e hëna dhe e marta pritet të jenë ditët më të nxehta të gushtit por edhe të vitit në Kosovë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 39 °C.

Temperaturat për ditën sotme pritet të arrijnë deri në 35 °C, ngjashëm edhe në fundjavë, por të dielën mund të arrijnë deri në 38 °C. Edhe java e ardhshme pritet të mbajë mot i nxehtë, ku në disa qytete të Kosovës temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 °C. E marta do të jetë dita me e nxehtë ndoshta e vitit në Kosovë, ku termometri do të regjistrojë temperatura deri në 39 dhe 40 °C.

Ndryshimet klimatike duke llogaritur edhe rritjen enorme të temperaturave të jashtme dhe rritja e intensitetit të kushteve ekstreme klimatike paraqesin një kërcënim për shëndetin e njeriut. Rritja e temperaturave mesatare ndikon në paraqitjen e dukurive të valës dhe ekstremit të motit të nxehtë. Në këtë periudhë është e zakonshme që të rritet numri i atyre që kërkojnë ndihmën e mjekut.

Për këtë arsye mjeket shëndetësor japin këshilla se si të mbajmë qetësinë e trupit dhe se si të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të freskët gjatë ditëve të nxehta.

Edhe ekspertet shëndetësor të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), kanë dalë me disa rekomandime se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:

  1. Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;
  2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çeltë;
  3. Është e domosdoshme marrja e dy litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;
  4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;
  5. Paraqitja e kokë dhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente;
  6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;
  7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;
  8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;
  9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).
  10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen e hapësirave ku qëndron i moshuari. /Motilokal.com/

https://motilokal.com/lajmet/182/kujdes-nga-i-nxehti-afrikan-temperatura-deri-ne-39-c




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *