spot_img
HomeLAJMET E FUNDITKujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

spot_img

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) përmes një njoftimi ka bërë të ditur së këtë javë janë ballafaquar me epideminë me Salmonela në Gjilan.

Në njoftimin e IKSHPK thuhet se qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spitalin e Gjilanit të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi.

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj.

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin;

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet;

– pas përdorimit të tualetit;

– pasi të pastroni hundën;

– pasi të prekni një kafshë;

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

Mos hani ushqim kudo!

Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve!/Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme