spot_img
HomeBUJKUKryetari Smajl Latifi inspekton nga afër korrje-shirjet që po zhvillohen në Komunën...

Kryetari Smajl Latifi inspekton nga afër korrje-shirjet që po zhvillohen në Komunën e Rahovecit

spot_img

Kryetari Smajl Latifi bashkë me Drejtorin e DBPZHR Berat Duraku sot kan vizituar fermerin Zijajdin Kelmendi, i cili është kultivues mjaftë i mirë i kulturës së perimtarisë dhe drithërave.

Zijajdin Kelmendi nga Fortesa punon afër 12 Ha tokë, ku ka të mbjellur 4 Ha me Shalqin, 4 Ha me Speca si dhe 4 Ha me Grurë.

Ai sot ka filluar korjen e grurit ku ka arritur të fitoj një rendiment mjaftë të kënaqshëm i cili është 9.000 kg për 1 Ha. Krejt kjo është arritur falë një pune të përkushtuar nga ana e tij, si dhe falë kushteve të mira që i janë përshtatur kulturës së grurit kohës së fundit.

Duke pasur parasysh se kultura e grurit është një kulturë strategjike për vendin tonë, Kryetari Smajl Latifit ka uruar fermerin në fjalë, për punën dhe përkushtimin e tij për rendimentin e fituar i cili për këtë vitë pothuajse është rekord. /Gazeta Bujku

spot_img
spot_img
Na Ndiqni
16,985FansLike
2,458FollowersFollow
61,453SubscribersSubscribe
Lexo
spot_img
Lajme të Ngjashme